E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Sot universiteti mundesi per te gjithe do bejme gjithcka te rrisim cilesine

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Tiranës të Shkencave të Natyrës. Në ktë ceremoni në fjalën e tij kreu i qeverisë i ka përgëzuar studentët diplomantë, për kurorëzimin e përpjekjeve të tyre për dije. Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë universiteti është një mundësi për të gjithë në Shqipëri. Ai premtoi se qeveria do të mbështesë sektorin e arsimit dhe prioritet i saj do të jetë rritja e cilësisë së arsimimit.

“Sot diplomantët po realizojnë ëndrrën më të bukur të jetës së tyre. Ndaj me ju gëzimin, kënaqësinë dhe nderin. Kjo është një ditë me përgjegjësi për ju.

Dita e diplomimit është ditë frymëzimi.”, ka deklaruar Kryeministri Berisha. Sipas tij të diplomuarit e Shkencave Sociale janë një prurje e madhe në emancipimin e shoqërisë e shqiptare.

Kreu i qeverisë tha se arsimi është e një rëndësie të veçantë për vendin dhe se për zhvillimin e fushës së arsimit ne kemi bërë përpjekje të mëdha.

“Por gara e vërtetë në arsim është gara për cilësisë. Garën e cilësisë shqiptarët do ta fitojnë me sigurinë më të madhe. Shqipëria shumë shpejt do të arrijë vendin e vendeve të zhvilluara. Qeveria do të bëjë gjithçka që Universitet të arrijnë cilësinë e duhur. “, ka deklaruar kreu i qeverisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›