Berisha dënon sulmet në Norvegji: Akte të shëmtuara terroriste
TIRANE- Kryeministri Berisha dënon sulmet terroriste të ndodhura dje ndaj godinave qeveritare dhe kampusit të të rinjëve në Oslo të Norvegjisë.
“Janë aktet më të fundit të barbarisë ndaj lirisë së kombit Norvegjez dhe vlerave të qytetërimit tonë.”
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të shëmtuara terroriste, Kryeministri Berisha shpreh mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe kombit norvegjez, si dhe besimin e palëkundur se autorët dhe organizatorët e këtyre sulmeve të shëmtuara do të marrin përgjigjen e merituar.
(s.g/balkanWeb)