PD mbledh Këshillin Kombëtar, analizon 8 majin, zgjedh kryesinë e re
TIRANE- Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar. Forumi më i lartë i demokratëve pritet të bëjë analizën e detajuar të zgjedhjeve lokale të 8 majit, si dhe do të votohet kryesia e re.
Mbledhja do të nisë sot në orën 10:00 në selinë blu, me fjalimin e liderit të PD-së Sali Berisha. E ndarë në 2 pjesë, mbledhja e fillimisht do të shërbejë për të bërë analizën e zgjedhjeve të 8 majit dhe rezultateve të arritura në të. Ndërsa pasdite, pas diskutimeve, do të nisë votimi i fshehtë për të përzgjedhur 27 anëtarët të rinj të kryesisë së partisë më të madhe të maxhorancës.
Kuvendi Kombëtar i PD-së, i mbajtur më 14 dhjetor të 2009-ës rikonfirmoi kryeministrin, Sali Berishën në krye të partisë me 1208 vota pro, nga 1218 delegatë si dhe zgjodhi edhe Këshillin e ri Kombëtar, ndërkohë që janë ende pa u zgjedhur kryesia dhe sekretariati. Ky i fundit pritet të zgjidhet në një tjetër moment për demokratët. Gjithsesi, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar do të riciklohen 27 anëtarët e kryesisë blu, të cilët sipas statutit duhet të jenë edhe anëtarë të këshillit të dalë nga zgjedhjet në 2009-të. Kjo nënkupton se nga struktura aktuale e kryesisë 6 prej emrave automatikisht përjashtohen. Konkretisht ish-deputeti Aleksandër Biberaj, këshilltari aktual i Presidentit të Republikës: Maksim Cikuli, Omer Stringa, Mimoza Hasekiu, Margarita Qirko dhe Liri Dibra.
Burime nga PD-ja, të cilat u referohet GSH bëjnë të ditur se zëvendësuesit do të jenë nga 35-shja e parë e anëtarëve të këshillit të zgjedhur në 2009-n. Më të favorizuar janë kandidaturat e: Gent Strazimirit, Rajmonda Bulkut, Myqerem Tafaj, Genc Pollos, Arben Imamit, Florion Mimës, Jorida Tabaku dhe Keltis Kruja. Lista e kandidaturave do të publikohet sot, kurse emrat e fituesve pritet të mësohen vetëm të dielën.
Sipas statutit të PD-së, anëtar i kryesisë zgjidhet vetëm nëse është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazeta Shqiptare shkruante sot se pikërisht kjo pikë, bën konkret mos rikandidimin e 6 anëtarëve aktualë të kryesisë së vjetër, mes tyre Aleksëndër Biberaj, Omer Stringa, Liri Dibra, Margarita Qirko dhe Maksim Cikuli. Ata nuk janë anëtar të Këshillit Kombëtar ndaj u mohohet e drejta të rikandidojnë. Ndërkohë që mes emrave të zyrtarëve aktualë të PD-së që do të rivotohen janë Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Bujar Nishanit, Lulzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatos Bejës, Edi Palokës etj.
Këshilli Kombëtar është zgjedhur bashkë me kryetarin e partisë, Sali Berisha një vit e gjysmë më pare, por gjatë kësaj kohe nuk është mbledhur për të zgjedhur forumet e tjera të partisë.
(s.g/BalkanWeb)