E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Standardi i Piktorit dhe neobllokmeneve, tmerr nga debati me opoziten, pa program dhe pa debat!

10-09-2013 / Gazeta 55

Lideri historik i demokratëve reagon në Facebook

"Frikë deri në palcë nga megamashtrimet e tyre.
Të dashur miq, sot kreu i mazhorances se premtimeve antiglobaliste, drogës dhe parave të krimit, tregoi se ka tmerr nga debati. Ndaj dhe kërkon te paraqes ne Parlament, fshehtas, programin e qeverise se tij pa jua dorëzuar për ta lexuar paraprakisht, deri në këtë moment, deputeteve te opozitës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një Parlamenti të lirë. Nuk po përmend vitin 2009, se PS nuk hyri ne Parlament fare, por ne vitin 2005 ne e dorëzuam programin e qeverise deputetëve më datë 6 shtator. Opozita pasi u njoh me të bëri 700 pyetje. Debati u zhvillua më dt. 9 -10 shtator. Neobllokmenët mbajnë sekret nga deputetet e opozitës programin sepse ata kane tmerr nga megamashtrimet e tyre programore".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›