E Diel, 1 Nëntor 2026

U zgjua nga narkoza dhe ..flirtoi me gruan e tij

Minutat e para pas një operacioni, mund të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni, por edhe të tilla që do t'ju bëjnë të dukeni një hero romantik. 

Kështu ka ndodhur me Jason Mortensen, i cili iu nënshtrua një operacioni në Utah të SHBA. Kur u zgjua nga narkoza, ai pa pranë vetes një grua shumë të bukur. 

Ishte gruaja e tij prej 6 vjetësh, por që për shkak të morfinës, nuk e njohu. 

- Qenkeni gruaja më e bukur që kam parë. Modele jeni? Si ju quajnë?, pyeste burri gruan e tij, e cila përpiqej të mbante të qeshurën.
- Jam gruaja jote, u përgjigj ajo teksa filmonte me kamera, por reagimi i burrit ishte me të vërtetë qesharak. 
- Ti je gruaja ime?! … Prej sa kohësh?

Candice Mortensen u përpoq ta bindë por ishte e vështirë, pasi ai vazhdoi duke thënë: “Kjo është gruaja më e bukur që kam parë!” 

Jason disa ditë më vonë nuk mbante mend asgjë nga kjo bisedë, por këmbënguli se ajo që kishte thënë ishte e vërtetë; dmth që është martuar me gruan më të bukur në botë. 

Videoja e zgjimit të Jason nga narkoza dhe dialogut me gruan e tij ka pasur shumë komente në internet. 

Disa e kanë shpallur atë si "bashkëshorti i vitit" dhe të tjerët e quajnë një "gjeni", duke nënkuptuar se ai ishte shtirur. 

(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›