E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, zjarr masiv në pyllin “Darzezë”, digjen 150 ha me pisha

FIER-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej orës 14:00 të ditës së sotme pyllin e Darzezës në rrethin e Fierit.

Vatra e zjarrit u aktivizua fillimisht në pyllin e Pishporos, ndërsa shumë shpejt përparoi drejt zonës së Darzezës, duke djegur qindra ha me pisha. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, që deri tani kanë shkrumbuar rreth 130 ha pisha, duke sjellë një dëm të madh në pasurinë pyjore të kësaj zone.

Ndërhyrja me mjete rrethanore është e pamundur për shkak se flakët janë të përmasave të mëdha. Tre zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, por nuk mundën të lokalizonin flakët, të cilat vijojnë edhe në këto momente edhe pse me intensitet më të ulët. Ndërkaq një tjetër vatër zjarri u aktivizua pasditen e sotme në zonën e Manastirit në Sarandë.

Zjarri u përhap në një sipërfaqe të madhe me kullota, ndërsa dy mjete zjarrfikëse në vendngjarje bën të mundur uljen e intensitetit të flakëve, që po u afroheshin lagjes Berdenesh në qytetin e Sarandës. Shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia.

(m.s/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›