E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Starmer:Efikasitet në luftën ndaj krimit

Qeveria shqiptare jep mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar. Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë takimit me Prokurorin e Përgjithshëm së Britanisë së Madhe Keir Starmer QC, i cili shoqërohej edhe nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, znj Fiona McIlwham, si dhe bashkëpunëtorë të tij.
 

Kryeministri Berisha pasi e falenderoi zotin Starner për ndihmën mbështetjen dhe bashkëpunimin në prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim.
 

Shefi i qeverisë tregoi gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
 

Nga ana e tij kryeprokurori britanik Starmer shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar. Ai vlerësoi vullnetin politik të kryeministrit dhe qeverisë së tij në mbështetjen e dhënë ndaj organeve ligj zbatuese në këtë bashkëpunim.
 

Ai theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›