Berisha: Statusi i kandidatit ne BE, opozita e mbeshtet aplikimin
Kerkesa per statusin e vendit kandidat ne BE do te perfshije ne diskutime te gjitha palet. E perfshire ketu si opozita ashtu dhe partneret nderkombetare dhe kryesuesit e radhes te Komisionit Evropian. Ky eshte mesazhi i leshuar dje nga kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror te Integrimit, e cila kishte si synim shqyrtimin e permbushjes se kerkesave qe ka shtruar raport-progresi i vitit 2007 per qeverine shqiptare. Ne kete menyre, ndalur pikerisht ne kete ceshtje, Kryeministri Berisha nenvizoi faktin se "kerkesen per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, Shqiperia duhet ta bazoje ne nje proces negocimesh dhe jo ne veprime te njeanshme surprize, te cilat jane te panevojshme". Keshtu, duke sqaruar me ne detaje kete qendrim, Berisha u shpreh se "vendi do te kerkoje statusin e kandidatit dhe kjo eshte nje deshire e cdo shqiptari. Une kam mirekuptim te plote edhe per insistimin e opozites qe Shqiperia ta paraqese kete kerkese ne muajin shtator, por opozita eshte opozite dhe eshte shume pozitive qe ajo shprehet ose zotohet qe do te mbeshtese reformat e nevojshme per te paraqitur kerkesen per statusin e kandidatit". Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ne raportimin e saj, beri me dije se "rendesia e raportit vjetor te 2008-es, qe do te dorezohet me 15 qershor ne KE, eshte e lidhur ngushte me fazen aktuale ne te cilen ndodhet Shqiperia, sikurse eshte procesi i integrimit ne NATO dhe procesi i liberalizimit te vizave". Nderkohe, ndalur ne rendesine e madhe qe ka koordinimi mes ministrive, Bregu vleresoi se "ky koordinim kerkon menaxhim dhe rregullim. Me shume se rezultat koordinimi eshte proces. Elementet dhe aktoret jane shume, por rezultatet duhet te jene te harmonizuar dhe efektive".
Oli Xhilaga
Oli Xhilaga