Festa e PS, Rama ne Korce, Nano ne Vjene
Socialistet do te "zbarkojne" sot ne 12 qarqet e vendit per te festuar pervjetorin e themelimit te partise se tyre, por dhe per te dialoguar me qytetaret dhe elektoratin e majte ne funksion te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2009. Nderkohe qe festimet tradicionale ne kryeqytet, sic jane bere rendom gjate tere ketyre viteve, duket se kane marre fund, duke i dhene fund dhe udhetimit te stermundimshem me mjete rrethanore dhe autobuse te ithtareve socialiste, per te marre pjese ne keto pervjetore. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, feston sot ne Korce 17-vjetorin e krijimit te kesaj partie. E nderkohe, ish-kryetari i PS-se, njekohesisht themeluesi i saj, Fatos Nano, do te qendroje larg festimeve, te perqendruara kesaj radhe ne bazen socialiste. Madje ai ka zgjedhur per te qendruar jashte vendit, ashtu sikurse ka bere rendom keto vitet e fundit. Pergjate dites se sotme, kryetari Rama do te jete ne Korce, ne kuader te turit te tij "Dialog me Shqiperine", duke mos e ndalur kete tur as per datelindjen e partise. Ndersa deputetet e tjere te PS-se do te jene ne zonat e tyre nga ku jane zgjedhur, per te organizuar festimet e rastit per kete dite. Burime prane stafit te ish-kryetari i PS-se, Fatos Nano, bene me dije se ne adrese te tij nuk ka shkuar asnje ftese per 17-vjetorin e PS-se. Ndonese, si ish-kryetar i kesaj partie, dhe lider historik i saj, mesohet se nuk ka nevoje per ftese. Per me teper, ish-lideri socialist, Nano, ne diten e themelimit te PS do te jete Vjene, ku tashme jeton prej disa kohesh ne kryeqytetin austriak. Nderkohe qe larg kesaj feste do te jete dhe Petro Koci, i cili u divorcua nga grupi socialist, si dhe deputete te tjere kundershtare te Rames, numri i te cileve eshte i konsiderueshem, vec atyre deputeteve qe kane votuar pro zgjedhjes se Topit President. Ne kete menyre, nese ne shume raste festat vlejne njeheresh dhe per t'i bashkuar njerezit mes tyre, me sa duket kjo tradite nuk qendron per socialistet. Aq me teper qe festa kete vit eshte krejtesisht e decentralizuar. Vendimi per te ndryshuar traditen e festes se partise u formalizua ne mbledhjen e disa diteve me pare te Grupit parlamentar socialist, ku u dha urdher qe te gjithe te zbrisnin ne bazen socialiste, pikerisht ne zonat elektorale ku jane zgjedhur, per te thyer ne kete menyre dhe rutinen festive te 16 viteve me radhe, e konceptuar tashme nga Rama si nje dite komunikimi dhe dialogu me qytetaret, ne funksion te fitores se zgjedhjeve.
Oli Xhilaga
Oli Xhilaga