Integrimi ne BE, problem kriza energjetike
Zvogelimi i kufizimeve te energjise dhe ulja e tarifave te telekomunikimit do te ndihmonte shume vendet e Ballkanit Perendimor, ku perfshihet edhe Shqiperia ne procesin e integrimit ne BE. Konstatimin e ka bere Banka Boterore ne raportin "Integrimi i Ballkanit Perendimor dhe BE-ja: axhenda per tregti dhe zhvillim", i cili u be dje publik ne Uashington. "Zvogelimi i kufizimeve te energjise do te ndikonte shume pozitivisht ne zhvillimin ekonomik te vendeve", thuhet ne raport. Banka Boterore sjell si shembull Shqiperine ku kufizimet e energjise - shkruan raporti - jane nje problem mjaft shqetesues per investitoret. "Pervoja e viteve te fundit ne Shqiperi kane treguar se kufizimet e energjise mund te kene nje ndikim te madh ne rritjen e GDP-se. Si pasoje, kufizimet e energjise mund te kene ndikim te madh si ne investimet kombetare ashtu dhe tek investimet nderkombetare", vazhdon raporti. Nga ana tjeter, "cmimi i sherbimeve te telekomunikacionit perfshi ketu Maqedonine, Bosnje-Hercegovinen dhe Shqiperine jane ende shume te larta, cilesohet ne raport, i cili rekomandon se "ulja e kostove te tilla mund te jete shume e madhe, duke u bazuar ne nje analize te infrastruktures e prodhueshmerise te vendeve ne Evrope dhe ne Azine Qendrore". Gjithashtu, Banka Boterore ben thirrje per permiresimin e infrastruktures se Telekomit, e cila do te ndihmoje ne integrimin rajonal, si dhe do te ndihmoje bizneset te perballojne pjeserisht renien ekonomike ne pjesen me te madhe te vendeve te vogla.