E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Subvencionim per mbrojtjen e ullirit

Kryeministri Berisha bashkëbisedoi në Vlorë me fermerët që kryesisht kultivojnë mbjelljen e ullirit dhe prodhojnë vaj ulliri. Kreu i qeverisë tha se grantet për ta në katër vitet që e ardhshme do të trefishohen dhe pas projektit të kombëtar të mbjelljes së ullirit do të merren masa për mbrojtejen e tij. Kjo ishte edhe një nga kërkesat e fermerëve që u takuan me kryeministrin në qendrën shtetërore të teknologjive në Vlorë. Kryeministri ka premtuar sistemin e vaditjes, subvencionimin e fermerëve për njësi prodhimi, dhe ndërtimin e rrugëve që lidhin fshatrat me njëra-tjetrën.

Ky mund të jetë bashkëbisedimi ku kryeministri Sali Berisha ka ndeshur më shumë problematikë tek fermerët, por dhe më shumë urime.
Kanë krijuar disa mënyra organizimi, për zhvillimin e krahinës së tyre në Vlorë, kanë bërë dhe studime për të cilat iu ankuan kryeministrit se nuk janë dëgjuar.

Projekti kombëtar i mbjelljes se ullirit për të cilin grantet premtohen të trefishiohen ka patur sukses, por të papriturat që kanë ndodhur duan përgjigje.

U ankuan dhe për një konkurencë të pandershme ndaj fidanëve vendas nga ato të importit. Berisha e miratoi nevojën e ndërhyrjes, sepse të djathtë kanë një projekt tjetër nga ai i të majtëve.

Dikush foli në emër të një fashti demokrat. Me modesti kërkoi të dinte për rrugën ende të pandërtuar.

Mesazh i ka dërguar edhe një tjetër qytetar. Ka ardhur të marrë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Ky fermer kultivon 1 mijë hektar ulli. Ka udhëtuar për të takuar kryeministrin, ka menduar edhe si ta kënaqë.

E përfshijnë dhe pak në politikë.

Më pas duan fotografi dhe subvencionim për fabrikën e ullirit. Garantojnë ulje drastikë të çmimit të vajit.

Përgëzimet vijnë dhe nga investitorë italianë, ndihen mirë me sistemin e taksave.
Është momenti për t’i përshëndetur, ka nxënë shumë prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›