E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali arrestohet banda shqiptare e vjedhjeve

Policia italiane shkatërron një bandë shqiptare që merrej kryesisht me vjedhje.

Bëhet fjalë për një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete të vendit, si Napoli, Reggio Emilia, Potenza, Modena dhe Rimini.

Në operacionin e koduar ‘Flori’ kanë marrë pjesë rreth 200 efektivë policie

Deri në këto momente raportohet se janë arrestuar të paktën 15 persona, ndërsa 30 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Banda ishte e shtrirë në të gjithë territorin duke spikatur fillimisht vendet e përshtatshme për të pasuar më pas me vjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›