E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Suksesi i zbatimit të ligjit të partneritetit publik privat në fushën e koncesioneve të hidrocentraleve, i jashtëzakonshëm

“Vendi njohu një garë të paprecedent të kompanive vendase dhe të huaja, ndër më të mëdhatë në Europë, në projekte, studime të leverdishmërisë dhe studime të mjedisit. Dhe rezultat i saj janë 146 hidrocentrale, nga kaskadat, deri tek hidrocentralet nën 1 megavat, me një bilanc prodhimi të projektuar dy herë më të madh se prodhimi i sotëm i vendit.”
Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se pas miratimit në vitin 2007 të ligjit të partneritetit publik privat, suksesi i zbatimit të këtij ligji në fushën e dhënies me koncesion të hidrocentraleve është i jashtëzakonshëm.
“Në shekuj e mijëvjeçarë, mbi 2/3 e ujërave të Shqipërisë kanë fjetur dhe janë derdhur në det e lumenj, pa çliruar kapitalin e vlerat e mëdha që mbartin. Për të dalë nga kjo situatë, pas miratimit të ligjit, Ministria e Ekonomisë krijoi një Task Force, me të cilën kishte si qëllim të dilte me shpejtësi nga kjo situatë tmerrësisht penalizuese. Në 18 muaj, mund të informoj shqiptarët se asnjë proces tjetër në vend nuk ka lëvizur më shpejt, sesa procesi i koncesioneve të hidrocentraleve, madje pakrahasimisht më shpejt se në çdo vend tjetër. Kjo, në radhë të parë, për meritën e konceptit të ligjit dhe të ndjekjes së tij.”
Kryeministri Berisha tha se vendimi për t’ia besuar këtë proces sektorit privat solli një garë të fortë dhe të hapur, si rezultat i së cilës janë dhënë me koncesion dhe janë në proces 146 hidrocentrale, me kapacitet prodhimi të parashikuar dy herë më të madh se prodhimi aktual.
“Qeveria, - tha Kryeministri - nuk mori përsipër të bëjë projektet dhe studimet e fizibilitetit për ujërat e lumenjve tanë, por ia besoi plotësisht procesin sektorit privat. Qeveria mbajti si detyrim të saj mbrojtjen e interesit publik, që janë shfrytëzimi më racional dhe më i mirë i ujërave, mundësitë e shfrytëzimi të kaskadës dhe mbrojtja e mjedisit. Vendi njohu një garë të paprecedent të kompanive vendase dhe të huaja, ndër më të mëdhatë në Europë, në projekte, studime të leverdishmërisë dhe studime të mjedisit. Dhe rezultat i saj janë 146 hidrocentrale, nga kaskadat, deri tek hidrocentralet nën 1 megavat, me një bilanc prodhimi të projektuar dy herë më të madh se prodhimi i sotëm i vendit.”
Kryeministri Berisha theksoi se mësimi më i mirë që del nga ky proces është se vendimi për të zhvilluar një garë private ishte shumë i dobishëm. “Ne e kishim dy gjëra: besimin tek sektori privat, por nuk kishim një infrastrukturë publike institucionale që të ndërmerrnim një proces të tillë, i cili po të ishte tentuar nga qeveria do të kishte ecur me një shpejtësi të paktën 10 herë më të vogël. Por merita ishte se ne adaptuam një praktikë të tillë masive të papërdorur ndonjëherë, sikundër për Vjosën, Skavicën, Ashtën, Kalivaçin, Devollin, për të gjitha HEC-et e mëdha kemi praktikuar thirrjen e konsulentëve ndërkombëtarë, sepse janë procese jo të thjeshta.”
Duke u ndalur në projektin për kaskadën e Devollit, Kryeministri tha se ky projekt përfaqëson veprën më unike në Europë në karakterin e saj. “Ndonëse në Europë, - u shpreh Kryeministri, - ka me qindra hidrocentrale, por ekzistenca e 49 kilometrave tunel e bëjnë këtë hidrocentral ndër të parët e këtij lloji. Natyrisht, ai ka çmim shumë të kushtueshëm, por është pothuajse i përjetshëm, nuk mbushet nga sedimentet dhe, për shkak të investimit të madh, ndërtuesi ka detyrimin të parashikojë të gjitha problemet që mund të krijojnë tunelet dhe tërmetet e fuqishme. Marrëveshja është arritur dhe së shpejti do të firmoset kontrata. Me këtë projekt, kaskada e Devollit nga rreth 90 megavat që ka qenë i parashikuar shfrytëzimi i ujit me diga (së bashku me problemin e përmbytjeve) kalon në 300-330 megavat. Projekti me 49 kilometra tunele është një investim i jashtëzakonshëm dhe do të përfshijë edhe hidrocentralin e Banjës.”
Gjithashtu, duke bërë të ditur se po përgatiten procedurat për hapjen e garës për HEC-in e Skavicës, Kryeministri Berisha qartësoi se “ka pasur një modifikim nga qëndrimi i mëparshëm, i cili ishte i bazuar në digë të madhe dhe përmbytje të thella që shkonin deri në Maqedoni. Ne jemi tërhequr nga ky koncept dhe fatmirësisht, edhe kompania, ndër më seriozet në Europë, që kishte paraqitur këtë projekt e pranoi këtë tërheqje, u modifikua bonusi dhe tani del në treg ndërkombëtar. Ka disa ide shumë interesante për realizimin e këtij projekti dhe interesi është shumë i madh.”
Më poshtë, HEC-et e dhëna me koncesion, në procesin e dhënies dhe në projekt:

- 29 kontrata të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, që kanë të skeduluar fillimin e punës, me kapacitet prodhimi 140 megavat:

Egnatia,
Tervol,
Verb-Selcë,
Qytezë,
Çarshovë,
Sllabinjë,
Labilot Mal-Elbasan,
Stërblevë,
Lapaj,
Lengarica 1, Lengarica 2,
Peshku,
Stavec,
Kacni,
Kabash 1, Kabash 2,
Stravaj,
Tuçep,
Strelca 1, Strelca 2, Strelca 3,
Lura1, Lura 2, Lura 3,
Rapuni 1, Rapuni 2,
Suha,
Bistrica 3 dhe 4,
Martanesh,
Selishtë,
Vlushë,
Stojan,
Prella 1, Prella 2,
Holta Kabash, Holta Poroçan,
Bishnica 1, Bishnica 2

Ashta.
- Kontrata të nënshkruara nga palët dhe në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave:
Klos,
Radovë,
Progonat-Lekdushk,
Benç e Sipërme,
Orgjost i Ri,
Bele 1,
Bele 2,
Topojan 1, Topojan 2,
Niçe,
Murdhari 1, Murdhari 2.
- Është zhvilluar tenderi, është shpallur fituesi dhe janë në proces të negocimit të kontratave:

Kaskada e Devollit,
Bënç në Tepelenë,
Gur Shpat 1, Gur Shpat 2,
Valbona,
Darsi,
Kukuri.
- Janë shpallur fitues nga autoriteti kontraktues dhe është ngritur një grup pune për negocimin e kontratës, si dhe pritet mendimi i njësisë së vlerësimit të koncesioneve ATRAKO-s për të vazhduar më tej procedurat:
Lubonjë,
Belesova 1 dhe Belesova 2,
Dishnicë,
Cernalevë (Borje, Oreshkë, Cernalevë 1 dhe Cernalevë).
- Janë në procedurë ankimimi dhe pritet vendimi i Agjencisë së Prokurimeve Publike:
Tujan, Tiranë,
Dunicë,
Kryezi, Pukë,
Veleshicë,
Dragobia,
Dukagjin 1, 2, 3,

Thanë.
- Po përgatiten procedurat për rishpallje:
Menkulas,
Dardha 1,
Rajan 2,
Sekë,
Vinjollë,

Ujanik.
- Kanë dorëzuar projektet dhe janë në proces vlerësimi nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, një grup Ad Hock i ngritur me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, që ka për mision të vlerësojë të gjitha kërkesat në përputhje me parimet e interesit publik (në përbërje të të cilit janë specialistë ndër më të mirë në fushën e hidrocentraleve dhe ujërave në Shqipëri):
Egnatia Shushicë,
Vukel 1, 2,
Gizavesh,
Qukës,
Sllabinjë 2,
Ura e Prenit,
Orenjë 1, Orenjë 2,
Peqin,
Lajthizë dhe Mullias,
Progër,
Picar,
Dragostunjë,
Mbi lumin Curraj,
Zerec,

Mallakastër.
- Tendera të publikuar në organe brenda apo jashtë vendit:
Bushtrica 1, Bushtrica 2,
Grabova,
Kaskada e Shushicës.
Po përgatiten procedurat për hapjen e garës:

Skavica
Myhejan 1, Myhejan 2, Myhejan 3
Koka 1,
Fterë,
Qafëzezë,
Langaricë,
Bisak,
Vajkal,
Lenie,
Shalës,
Strelcë,
Kaskada e Luses (6 HEC-e të vogla)
Nishiva 1 dhe 2,
Shkallë-Cerrunjë,
Shëmri,
Faqekuq,
Kardhiq,
Stavec,
Domaj,
Has,

Mollaj.
- Kanë përfunduar raportet e vlerësimit dhe janë dorëzuar në OTSH:
Koxheraj,
Bersh,
Klos,
Meshanik dhe Guvë,
Ostren i vogël,
Shtikë,
Trebisht 1,
Lingjace,
Labinot Fushë,
Pobreg,

Spatharë.
- Janë në proces vlerësimi nga OTSH:
Plani i bardhë,
Ura e vashës,
Erind,
Hormovë,
Kapariel,
Gomsiqe 1, 2 dhe 3,
Llengë,
Rapuni 3

Kaskada e lumit të Kirit.
- Kanë një trajtim të veçantë (duke marrë në konsideratë furnizimin me ujë të popullatës):
Polis Vilan,
Sopot 1, 2,
Gafer,
Kaskada e lumit Erzen,
Erzen,
Zezë Krujë,
Opari 1, 2

Selcë.
- Janë projekt propozime të reja:
Suha 1, 2,
Çemerica 1, 2, 3
Shutinë.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›