E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sulejman Krasniqi, simbol i sakrificës

Shkrimtarit të njohur, Sulejman Krasniqi i jepet lamtumira e fundit. Miq, të afërm, personalitetet dhe admiruesit e letrave, bënë homazhet për të ndjerin. Për shkak të kontributit në letërsi, në penë dhe në përkthime, Krasniqi është konsideruar nga kritikët letrar si “Balzaku” i letrave shqipe.

Në nderim të të ndjerit, ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, dhe si mik i familjes kryebashkiaku Lulzim Basha. Pasi ka ngushulluar familjarët, Berisha tha se ndarja nga jeta e Krasniqit është një humbje e thellë për letërsinë shqipe, ku pena e tij ka frymëzuar shqiptarët në përpjekjen e tyre për t`u çliruar nga pushtimi. Suljeman Krasniqi në jetën e tij letrare shkroi mbi 20 vepra historike e shumë artikuj e shkrime gazetareske.

Ai lindi në Hoçë të Vogël të komunës së Rahovecit, më 7 dhjetor 1937 në një familje atdhetare kosovare. I detyruar të arratiset në Shqipëri dhe me betimin e përjetshëm për të dhënë gjithçka për cëshjten kombëtare, u vendos në "tokën mëmë", ku kreu studimet universitare. Krasniqi u nda nga jeta me 16 korrik 2011 duken lene pas pasurine e tij letrare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›