Lulzim Basha, homazhe për shkrimtarin Krasniqi

Lulzim Basha, kreu i ri i Bashkisë së Tiranës ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluar paraditen e sotme për shkrimtarin Sulejam Krasniqi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. Pjesë e këtyre homazheve ka qenë edhe Namik Dokle, si edhe personalite të tjera të vendit si dhe figura të rëndësishme të letrave shqipe.
Ndërkaq, më herët presidenti i vendit, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi ngushëllues, e ka cilësuar shkrimtarin Krasniqin, njeriun e penave më të shquara të letërsisë sonë moderne, i cili me talentin e rrallë dhe krenarinë e paepur kombëtare la gjurmë të pashlyeshme në letrat shqipe të katër dekadave të fundit!