Krujë, djegia e mbetjeve spitalore, problem për banorët
KRUJE- Djegia e mbetjeve urbane dhe spitalore në rrugën Krujë-Qafë Shtamë është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e kësaj zone. Tymi dhe gazrat helmuese përhapen në gjithë zonën dhe banorët shprehen se kjo ndikon si në shëndetin e tyre edhe në produktet bujqësore dhe frutikulturore.
“Na dëmton për shëndetin tonë dhe të fëmijëve. Askush nuk ka ndërhyrë tek to”, shprehet një banor.
Inspektori i Mjedisit Gjin Shkëmbi thotë për NEWS24 se janë vendosur disa gjoba për institucionet përgjegjëse, por kjo nuk e ka zgjidhur problemin, ndaj pritet konstituimi i organeve të qeverisjes vendore që kjo cështje të shqyrtohet sërish.
“Ne si Inspektoriat i Mjedisit për këtë gjendje kemi gjobitur Bashkinë e Krujës më 5 milion lekë, firmën e pastrimin me 5 milion lekë si dhe spitalin me 20 milion lekë, pasi i kemi dalë borxhit disa herë për të mos hedhur mbetjet spitalotre në këtë vend. Kjo është e patolerueshme”, tha ai.
Djegia e mbetjeve urbane dhe spitalore përgjatë kësaj rruge janë kthyer në shqetësim edhe për të gjithë ata, që zgjedhin të udhëtojnë për në pikën turistike të Qafë Shtamës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Krujë, djegia e mbeturinave rrezik serioz për shëndetin e banorëve