Berisha TIA sukses i qeverise

Duke e cilesuar kete si nje sukses te ri te qeverise kryeministri Berisha tha se kjo ishte rezultante e transparences dhe reformave te ndermarra dhe se do te mbetet prioriteti kryesor i qeverise shqiptare.
Nuk duhet te harrojme se lufta kunder korrupsionit nuk duhet te nderpritet per asnje moment nuk mund te zevendesohet me asnje objektiv tjeter me madhor. Kete duhet ta kemi te qarte ne cdo qelize te kesaj administrate. Rrezja e drites eshte dezinfektanti absolut i virusit te korrupsionit. Ky raport eshte edhe pergjigja me e mire e fushates se trillimeve dhe mashtrimeve te opozites tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha vendi do te kishte nje renditje shume me te mire ne indeksin e luftes kunder korrupsionit nese Bashkia e Tiranes vecanerisht sipas tij nuk do te kishte procedura dhe afat te tejzgjatur per lejet e ndertimit.
Ne qofte se nuk do te jete 20 i lepurit dhe i leprave Shqiperia do te ishte te pakten sipas te gjithe perafrimeve qe behen edhe minimumi 30 shkalle te tjera sepse asgje nuk ka me te rendesishme se procesi i lejes se ndertimit ne vleresimin e klimes se biznesit dhe korrupsionit tha Berisha.
Megjithe kete kritike ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste kryeministri e ftoi zotin Rama serish te vendosin ne parlament per heqjen e imuniteteve.
Per fatin e keq ne kemi ndeshur murin e opozites e kreut te opozites qe vetem nje jave me pare do te deklaronte nuk ka vlere imuniteti se une jam pa imunitet. Nuk personalizohen gjerat. Standardet nuk kane synime personat as kryetarin e bashkise as kryeministrin. Ky koncept eshte i gabuar . Standardet kane te bejne me praktika te pergjithshme. Ndaj dhe njehere shfrytezoj rastin ti bej thirrje zotit Rama kryetarit te Partise Socialiste te pranoje heqjen e imunitetit. Te heqim imunitetit te deshmojme se ne e ndjejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna tek keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre tha Berisha.