E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kreu i sekuestrove

Nje dite pas transmetimit te emisionit Exclusive me teme Pronat e krimit nje nder te intervistuarit Hekuran Vladi ne postin e drejtuesit te Agjencise per Pronat e Sekuestruara dhe Konfiskuara eshte shkarkuar nga detyra pa asnje motivacion.

Diten e hene ne mengjes ka ardhur urdheri i ministrit i futur ne nje zarf pa argumenta. Ndoshta duhet pyetur ministri per kete gje. Une nuk kam patur asnje komunikim zyrtar mund ta komentoj me keqardhje kete ngjarje pasi me eshte dukur si nje levizje ne burse bli shtrenjte e shit lire si nje burse postesh tha Vladi.

Zoti Vladi i cili eshte nje nder personat e pakte qe foli publikisht per funksionimin e Agjencise si dhe per mjaft fakte te reja qe lidhen me pronat e krimit te organizuar dhe terrorizmit e lidh kete shkarkim me fobine institucionale per transparence.

Une ju pergezoj per ate emision edhe per korrektesen dhe per permbajtjen e tij. Une i kam thene edhe nje kolegut tuaj mbreme ne telefon se me vjen keq qe ish-profesori im dhe ministri ka fobi nga transparenca ju e dini rastin e nepunesit qe kur donin ta filmonin kamerat ai hyri ne tualet dhe po ashtu dini edhe rastin tim tha Vladi.

Per kete shkarkim te befte qe ka ndodhur ne kundershtim te plote me Kodin e Punes zoti Vladi pohoi se do te vere agjencite nderkombetare te cilat asistojne ne funksionimin e Agjencise Shqiptare te Pronave te Sekuestruara dhe Konfiskuara qe eshte ne varesi te Ministrise se Financave.

Nuk jam krenar per minisrin tim te Financave i cili pas hyrjes ne fuqi te ligjit Antimafia propozimet tona se si te aplikohej ky ligj kane tete muaj qe enden korridoreve tha Vladi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›