E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Takimi Thaçi – Daçiq, hap pozitiv

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar pozitivisht takimin e djeshëm në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se ky ishte një hap i rëndësishëm për dialog midis palëve.

“Takimi i djeshëm provon vullnetin e të dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndëdishme midis vendeve fqinje, që punojnë për të ardhmen e tyre europiane”, thuhet në deklaratën e zotit Berisha.

Takimi Thaçi – Daçiq u zhvillua dje në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e cila ishte e pranishme në takim. (REL)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›