Rikthimi për fitore

Pas humbjes poshtëruese në garën e fundit, kërcimtari i rrugës Ash dhe miku i tij Edi përpiqen të formojnë një grup me kërcimtarët më të mirë.
Kërkimi i tyre do të përfshijë gjithë Evropën dhe pjesëtarët do të jenë me karaktere dhe stile kërcimi shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri...
StreetDance 2 është vazhdimi i pjesës tjetër të StreetDance.
Premiera e këtij filmi ishte shumë argëtuese në tërë botën, sidomos me skenat që të kënaqin kur i shihni.
Filma të këtillë të vallëzimit tashmë kanë rritur vlerën e tyre duke u bërë shumë në trend – pasi që kemi vallëzim të mirë por ndonjëherë aktrim që nuk është në nivelin e kërkuar.
Fatkeqësisht filmat e këtillë nuk marrin vlerësime të mëdha nga kritikët, por ata deri diku ndonjëherë dinë të jenë më të mirë se, psh, filmi “Transformers” që është një film aksion apo filmi romantik “The Vow” që po ashtu nuk ishte më i suksesshëm se filmi në fjalë.
Megjithatë, ky film besohet se është ndërtuar në kontekstin që atë ta shikojnë të gjithë, sidomos djemtë.
Këtu vlen të shikojmë femrat se sa seksi janë, sidomos bukuroshja latine Sofia Boutellae cila ka fituar si duket një status të një aktoreje seksi latine, por që ende nuk ka arritur të tregojë vetën sa duhet në film.
Flokët e saj kaçurrele bëjnë që ajo të kënaqë gjatë filmit, por edhe aktrimi i saj është i mirë.
Aspektet 3 dimensionale nuk janë edhe aq speciale. Pavarësisht se ka momente të argëtimit në këtë taktikë ndonjëherë ajo të bën në siklet sidomos ku është puna në këtë film.
Filmi do të shfaqet në DigiGold nga e hëna në të diel, kanal të cilin në Kosovë e sjell Kompania IPKO.
--------
Streetdance 2
REGJIA: Max Giwa, Dania Pasquini
SKENARI: Jane English
AKTORË: Falk Hentschel, Sofia Boutella, George Sampson, Deborah Rosan, Tom Conti, etj…