Berisha Taksat ndoqa keshillen e Regan Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje para drejtuesve te kompanive financiare investitore ne Uall Street te gjitha mundesite qe ofron Shqiperia per thithjen e investimeve te huaja. Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork ku po merr pjese ne punimet e asamblese Parlamentare te OKB kryeministri zhvilloi nje takim te gjate me kompani financiare dhe investuese te Uall Street. Ne fillimet e mija si politikan njeriu te cilin une admiroja me shume ishte Ronald Regan. Une e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mesova se taksat e ulta jane politika me e mire per tu ndjekur. Nga Regani mesova gjithashtu se eshte mekat te perpiqesh te kurosh padrejtesine. Dhe kete parim une e ndoqa. Nuk u perpoqa te merrem me industrine dhe ta perterija ate. Kjo dha rezultat ka qene deklarata e Berishes. Ai i njohu ne detaje me mundesite qe Shqiperia ofron per investime duke prekur situaten pozitive ekonomike si dhe lehtesirat e shumta fiskale. Ne ulem taksat nga 25 ne 10 kontributet ne sigurimet shoqerore taksen mbi te ardhurat personale dhe ulem me 50 taksen mbi biznesin e vogel. Ne kemi punuar shume por edhe me asistencen e qeverise amerikane mbi modernizimin e sistemit te taksave regjistrimit te biznesit pra tani Shqiperia eshte nje vend me taksa elektronike me sistemin One Stop Shop informoi Berisha. Sipas tij Shqiperia eshte nje vend i vogel ne harte por me potenciale te medha dhe se qeveria po ben gjithcka per te lehtesuar bizneset. Kryeministri informoi se kete vit eksportet jane rritur ne masen 62 dhe pritet qe rritja ekonomike do te jete me e shpejte duke arritur ne 5. Per sa i perket potencialeve qe Shqiperia ofron ne fushen e energjise mund te them se eshte nje vend i bekuar plote me ujera. Ka kapacitete prodhimi energjie prej 20 miliarde kilovate ore. Fale nje ligji shume te favorshem ne ia dolem qe te hapim nje gare shume te mire per ndertimin e hidrocentraleve dhe keshtu ne dy vite qeveria shqiptare nenshkroi 220 kontrata per te ndertuar 220 hidrocentrale informoi Berisha. Gjate bisedimit kreu i qeverise nuk mundi te mos permende as bumin turistik qe sipas tij nga 300.000 ne vitin 2004 shkoi ne 3.5 milione kete vit. Cdo njeri qe do te investoje ne turizmin Shqiptar do te kete nje biznes te shkelqyer garantoi kryeministri duke ftuar investitoret ne Shqiperi. Sipas tij tashme vendi yne po perballet me projektin e Bashkimit Evropian qe qeveria shqiptare e vlereson si nje proces te bazuar mbi meriten.