E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Fushate per detyrimet e levizjes se lire ne BE Rozeta Rapushi

Gjermania mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe liberalizim te plote te vizave. Nderkohe qe del ne krah edhe njohjes sa me te madhe te pavaresise se Kosoves. Kete e pohuan dje nje grup deputetesh te Bundestagut gjerman te cilet zhvilluan takime me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministrin e Brendshem Lulezim Basha. Delegacioni i parlamentit gjerman ne perberje te te cilit kane qene deputetet Roderich Kieseeetter Florian Hahn dhe Michael Brand te shoqeruar nga Ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Carola Muller-Holtkemper eshte shprehur per nje mbeshtetje te forte per levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne vendet e shengenit dhe per me teper per te qene nje vote e fuqishme ne vendimin qe do te jepet per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.
Topalli
Gjate takimit me Kryetaren e Kuvendit Topalli ligjvenesit gjermane vleresuan hapat e bere ne kuader te procesit te integrimit ne BE dhe liberalizimit te shpejte te vizave. Nderkohe qe theksuan faktin dhe rendesine qe ka bashkepunimi mes pozites dhe opozites ne Parlament per realizimin e reformave kyc qe kerkon Bashkimi Evropian. Ne kete kuader ata siguruan Topallin per mbeshtetjen e plote dhe gatishmerine qe Bundestagu gjerman do ti jape Shqiperise me mjetet ligjore dhe shkembimin e eksperiencave kur te nisin negociatat me BE pas liberalizimit te vizave. Nga ana e saj Topalli falenderoi per ndihmen e dhene ne realizimin e reformave ne Shqiperi. Por edhe beri te qarte faktin se askush nuk do te mund cenoje rrugen e Shqiperise drejt integrimit evropian duke shigjetuar keshtu opoziten. Roli i Gjermanise ka qene thelbesor dhe ne krijimin e shtetit te Kosoves dhe ne njohjen nderkombetare te pavaresise se saj. Gjermania ka meritat e saj te vecanta ne stabilitetin dhe paqen ne rajon tha Topalli. Ajo theksoi se Shqiperia e konsideron Gjermanine nje aleate te pazevendesueshme ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Gjate takimit u diskutua edhe per forcimin e marredhenieve mes dy parlamenteve. Topalli informoi se Parlamenti gjate ketij viti ka punuar me ritme te jashtezakonshme ne hartimin dhe miratimin e paketave te rendesishme ligjore per forcimin e demokracise dhe institucioneve te se drejtes ne vend.
Basha
Ndersa Ministri i Brendshem Lulezim Basha i njohu deputetet e Bundestagut gjerman ne menyre te vecante me reformat e realizuara deri me sot ne kuader te liberalizimit te vizave dhe procesit te integrimit te vendit. Biseda informuese u perqendrua ne arritjet me te rendesishme te vendit per forcimin e shtetit ligjor dhe implementimin e standardeve evropiane ne te gjitha fushat. Ministri Basha theksoi se pikerisht fale ketyre reformave e arritjeve konkrete Shqiperia sot eshte anetare e NATO-s pret statusin e vendit kandidat dhe do te perfitoje se shpejti liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Basha i garantoi deputetet gjermane se qeveria shqiptare ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme perfshire edhe nje fushate te gjere informimi mbi perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne hapesiren shengen. Biseda mes paleve u perqendrua ne bashkepunimin mes Shqiperise dhe Gjermanise ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme per forcimin e kapaciteteve te administrates publike dhe ne procesin e decentralizimit te pushtetit vendor. Duke falenderuar per ndihmen e madhe te dhene nga qeveria dhe populli gjerman pergjate gjithe rruges se ndjekur nga Shqiperia per integrimin ne strukturat euro-atlantike Ministri Basha informoi delegacionin parlamentar gjerman per reformat dhe arritjet me te rendesishme te vendit kryesisht ne respektimin e shtetit ligjor standardet e realizuara ne te gjithe sektoret dhe progresin e shenuar nga ana e qeverise shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›