Berisha Taksat nuk do te rriten

Për rreth një muaj, deri nga mesi i dhjetorit, kur të miratohet në parlament, kryefjala e demokratëve do të jetë projektbuxhetit i vitit 2012.
Sic e shpjegoi kryeministri Sali Berisha per deputetet demokrate, rendesi makimale i eshte kushtuar ruajtjes se stabilitetit makro-ekonomik. Kjo do te thote mbajtje nen kontroll rigoroz te borxhit nen 60 perqind te prodhimit te brendshem, te deficitit buxhetor nder me te uletit ne hapesiren e Bashkimit Europian, si dhe mbajtjen nen kontroll te inflacionit.
Duke realizuar keto prioritete, kryeministri Berisha thote se projektbuxheti u jep pergjigje pozitive edhe premtimeve kryesore te qeverise se tij.
Ne jemi nder te pakta vende qe regjistrohet ulje papunësie, sic po ndodh gjithandej. Dua te garantoj biznesmenet se nuk ka dhe nuk do te kete rritje taksash
Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise
“Edhe kete vit Shqiperia do te listohet nder te pakta vende qe do te rrise rrogat dhe pensionet. Ne jemi nder te pakta vende qe regjistrohet ulje papunësie, sic po ndodh gjithandej. Dua te garantoj biznesmenet se nuk ka dhe nuk do te kete rritje taksash”, tha Berisha.
Investimet kryesore per vitin e ardhshem do t’i marre ndertimi i infrastruktures, per kompletimin e te ciles duhen, sipas kryeministrit Berisha edhe 1 miliarde e gjysmë dollare, gje qe ai e sheh plotesisht te mundshme te investohen ne 2-3 vitet e ardhshme.
“Pervec te paparashikueshmes, te gjitha te ardhuart nga privatizimet do te shkojne ne infrastrukture. Cdo rruge e re eshte energji tregu dhe frymemarrje e re”, tha Berisha.
Kryeministri nuk shmnagu edhe nje krahasim mes alternatives se qeverise se tij dhe asaj qe eshte shpallur nga opozita si program i qeverisjes se ardhshme: “Mjere ata qe tentojne t’I genjejne shqiptaret. Se ia presin vete faturen”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Propozim i ri për paktin
Një propozim i ri për t'i dhënë udhë paktit me 10 pika që do të drejtojë Shqipërinë drejt integrimit europian, ky ka qene thelbi mbi të cilin është vendosur fjala e kreut të PS-së Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar. Topi: Regjistrimi, proces normal
Presidenti i Republikës Bamir Topi, përkundër qëndrimit të Aleancës Kuq e Zi, si frymëzues i të cilës Topi është përfolur politikisht, apo edhe organizatave të minoritetit grek, që kanë refuzuar censusin, i pyetur për këtë proces dhe kontestimet që bëhen në jug, kreu i shtetit deklaroi se regjistrimi i popullsisë dhe elementëve të tjerë, është një proces i natyrshem. Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.
AK: Partitë politike t’i lenë qokat
Aleanca Kuq e Zi duke uruar mbarë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, i bëri thirrje partive politike në vend që të heqin dorë nga kryerja e qokave sipërfaqësore politike në ditën e festave fetare. Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Deputeti socialist Ben Blushi e ka komentuar me nota pozitive kongresin e PS, i cili sipas tij ka treguar se partia më e madhe e opozitës ka filluar të mendojë si duhet.
Lajmet kryesore
Topi: Regjistrimi, proces normal
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Rama: Propozim i ri për paktin
Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Greqi, politikanët pakt historik për vendin