Berisha: Tani që Gjermania i dha fund energjisë atomike, do i kthehemi energjisë ujore
Pas një afere me mikun e tij, Silvio Berluskoni në lidhje me ndërtimin e një centrali atomik, kryeministri ka ndryshuar plotësisht mendje e thotë se do merret vetëm me energjinë ujore. Shkak është bërë një vendim i Gjermanisë për të hequr dorë nga energjia atomike. Vendimi i kancelares Merkel per mbylljen e centraleve bërthamore dhe tragjedia në Fukushima, kthejnë vëmendjen dhe prioritetin për energjinë ujore. – deklaroi kryeministri Berisha sot në takimin ekonomik të konferencës së fondit europian të Europës Juglindore. Shqipëria do të ndërtojë shumë hidrocentrale nënvizoi Berisha duke i kërkuar fondit europian të shqyrtojë mundësinë e financimit të hidrocentraleve në Shqipëri.
Ndërkohë në shitje do të dalin pesë hidrocentrale shtetërore.