E RRALLE/ Japonezët kalojnë në depresion nga zhgënjimi me Parisin
Është e paimagjinueshme për ne, por e vërtetë. BBC njofton se dhjetëra turistë japonezë që vizitojnë Parisin, detyrohen të kthehen në atdhe të shoqëruar me infermierë e mjekë, pasi kalojnë një shok.
Kjo sëmundje tani njihet me emrin Sindroma e Parisit, dhe zë ata turistë që zbulojnë se qyteti nuk plotëson pritshmëritë e tyre.
Vetëm këtë vit janë dërguar në Japoni katër persona, në gjendje të rëndë, të shoqëruar nga mjekë në bordin e avionit.
Japonezët vijnë në Paris duke pasur në mendje vizionin e një qyteti romantik, të pastër, të bukur e të mbushur me art e kulturë.