Berisha: Tarifat problem në Universitete, duhet cilësi e mirë dhe çmim i lirë
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha pranoi se një nga cështjet problematike të sistemit universitar në vend është ajo e tarifave.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në konferencën "English for the Next decade" organizuar nga ambasada britanike në Tiranë, Berisha theksoi se vendimi që anglishtja të jetë gjuhë e dytë është i drejtë, pasi ajo është gjuha e globalizmit, por studentëve sipas tij duhet tu ofrohet mundësia të arsimohen më cilësi të mirë dhe cmim të lirë.
“Dalin disa probleme në Universitete dhe duhet që Ministria bashkë me rektorët të zgjidhë cështjen e tarifave. Ne duhet ta bëjmë anglishten jo një taksë, por pasion, dije themelore të nxënësve. Natyrisht në kushtet e tregut nuk ka gjë pa cmim, por të përpiqemi ti reduktojmë procedurat, përshembull testi i Toeflit të përballohet sa më lehtë nga studentët tanë. Ju uroj suksese. Shpreh vlerësimin tim të madh për punën që keni bërë dhe mirënjohjen dhe besimin e plotë se vetia se kjo gjuhë ndihmon në përballjen e globalizmit do të ndihmojë cdo shqiptar për ta mësuar sa më mirë”,- deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në Konferencen "English for the Next decade" organizuar nga ambasada britanike, e cila u zhvillua në Hotel Tirana.
(el.me/BalkanWeb)