E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nuk pranojme kandidat te PD per president

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kerkuar dje nge kreu i mazhorances qe te mos kercenoje integrimin e vendit duke kandiduar per president emra nga mazhoranca. Pas takimit te zhvilluar me kreun e PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne kuader te konsultave per presidentin, Rama ka perseritur dhe nje here qendrimin e opozites, duke theksuar se vendi ka nevoje per nje president qe u perket te gjitheve. Nderkohe, Vangjel Dule ka shprehur hapur mbeshtetjen e tij per zgjedhjen ne postin e kreut te shtetit, Fatos Nanon.

Kreu i PS

Kryesocialisti Edi Rama e ka cilesuar si shqetesues faktin qe nuk ka nje reagim nga ana e mazhorances ne lidhje me zgjedhjen e kreut te shtetit, por edhe bllokimin e reformave qe duhet te miratohen gjate ketij muaji. "Jemi te shqetesuar, natyrisht. Koha iken dhe nderkohe kemi detyrimin e madh qe t'i japim zgjidhje dy momenteve jashtezakonisht te rendesishme per fatin e Shqiperise europiane ne kete 100-vjetor te Pavaresise kombetare", - u shpreh Rama. Ai ka shtuar se kryeministri nuk po degjon apelet e nderkombetareve ne lidhje me kreun e shtetit. "Na duhet nje President, i cili te jete misherim i unitetit te kombit, ne kete periudhe historike kur shqiptaret si komb kane nevoje te shkojne se bashku perpara dhe njekohesisht te jene kontributore te medhenj te gjithckaje i duhet vete rajonit. Jemi ne kushtet kur kryeministri ben shurdhin. Do nje president per veten. Nderkohe qe ne duam nje President per Republiken e Shqiperise", - u shpreh Rama. Ai ka permendur dhe ceshtjen e reformes zgjedhore, duke theksuar se ajo duhet te perfundoje para 24 majit. "Na duhet nje Reforme Zgjedhore e dakordesuar dhe e miratuar perpara 24 majit ne unison me te gjithe bashkesine nderkombetare, qe po ben cmos te na ndihmoje, por qe kerkon qe te ndihmojme veten", - u shpreh Rama.

Kreu i PBDNJ

Pas takimit me kreun e PS-se qe ka zgjatur rreth 60 minuta, Vangjel Dule ka mbeshtetur qendrimin per mos votimin e nje kandidati te mazhorances. Por ndryshe nga kreu i PS-se, Dule ka deklaruar hapur voten e tij pro kandidatit te veteshpallur, Fatos Nano. "Ne i qendrojme kandidatures se Nanos. Do te jemi kontribuues te bisedimeve konsensuale dhe do te jemi kunder cdo kandidature nga mazhoranca", - u shpreh Dule per mediat pas takimit me kreun e PS. Dule ka theksuar se eshte i nevojshem konsensusi per te marre statusin e vendit kandidat. Ne kete linje, ai ka ftuar dhe dy forcat kryesore politike qe te gjejne te njejtin konsensusi si per hyrjen e vendit ne NATO dhe per liberalizimin e vizave. "Ne jemi per frymen e procesit qe do te karakterizohet nga konsensusi, e dime se anetaresimi ne NATO dhe heqja e vizave u arriten kur demonstruam konsensus dhe bashkepunim, ne te gjitha rastet qe nuk arritem konsensus kemi marre refuzimin si ndodhi me statusin e kandidatit", - u shpreh Dule.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›