Pranga serbit, të shtëna armësh në veri, sulmohen 2 gazetarë
MITROVICE- Arrestimi i një serbi të dyshuar për shkatërrimin e pikës së Policisë së Kosovës, e cila ishte vendosur tek “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicë, pas vrasjes së Selver Haradinajt, ka bërë që serbët lokalë të bllokojnë rrugën kryesore në këtë lagje, ndërsa raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë sot J.Miljkovicin (1975), i cili dyshohet se në bashkëpunim me një grup shkatërruan një pikë kontrolli të Policisë. Arrestimin e J.Miljkovicit e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Personi i arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me një grup të personave të tjerë dëmtuan, gjegjësisht pikën e Policisë së Kosovës që ishte vendosur në lagjen ‘Tre rrokaqiejt’ pas vrasjes së Selver Haradinajt. I dyshuari aktualisht po intervistohet në prani të avokatit mbrojtës”, deklaroi Hoti për Kosovatimes.
Arrestimi i J.Miljkovicit, sipas zëdhënësit Hoti ka ngjallur reagime të serbëve, të cilët menjëherë kanë bllokuar rrugën “Kolashini” në afërsi të "Tre Rrokaqiejve”.
Rreth 100 serbë janë duke protestuar para komunës paralele serbe në veri të Mitrovicës, ndërkohë që janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Shoqata e gazetarëve të Mitrovicës ka bërë me dije lajmin se gjatë kësaj proteste janë sulmuar edhe dy gazetarë.
“Gazetari Musa Mustafa i “Kohës Ditore” dhe Alidin Damati i “Kosovapress-it”, janë sulmuar të enjten në pjesën veriore të qytetit, nga një grup ekstremistësh serbë, në momentin kur këta po e kryenin punën e tyre, duke përcjellë një protestë të serbëve, për shkak të arrestimit të një serbi nga policia e Kosovës, si i dyshuar për dëmtimin e kontejnerit të vendosur nga policia e Kosovës në zonën e Tre Rrokaqiejve”, thuhet në deklaratën e shoqatës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmet e gazetarëve në Mitrovicë