Himarë, banorët zhbllokojnë rrugën

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është hapur rruga në Himarë dhe se tani nuk ka asnjë bllokim qarkullimi përgjatë saj. Sipas policisë pas negociatave me protestuesit tashmë rruga është e hapur qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht.
Ndërkohë aksi rrugor Vlorë-Sarandë u bllokua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, duke krijuar radhë makinash deri në 4 kilometra. Gjithçka ka nisur për shkak të një aksidenti i cili i ka marrë jetën një të riu në rrugën e Himarës, Aristotel Guma, 32-vjeç dhe se banorët kanë pretenduar se aksidenti ka qënë i qëllimshëm pas një debati që viktima ka pasur me disa të rinj nga Vlora.
Ky i fundit mësohet se është gjendur i vdekur në orët e natës dhe më pas banorët menjëherë kanë bllokuar rrugën.
Mësohet se 32-vjeçari ka qënë duke ecuar me një motorçikletë në Himarë kur u godit nga pas nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes ka humbur edhe jetën.