Berisha Te festojme fitoren e 8 Majit vij me flaken e fitores
“Të festojmë fitoren e 8 majit”, e nisi fjalën e tij kreu i maxhorancës Sali Berisha në qytetin e Korçës në takimin përmbyllës për zgjedhjet e 8 majit, ku kërkoi votat e qytetarëve për kandidatin Andrea Mano.
“Vij këtu me dritën e flakën e fitores, pasi shqiptarët janë sot më të vendosur se kurrë. Qytetarët do votojnë për Shqipërinë në Europë”, tha ai.
Duke shtuar se në mendjen e çdo qytetari, Korça është vend i zhvilluar dhe se në vitet që vijnë, do të ketë zhvillime të fuqishme.
“Ne jemi qytetarët e sukseseve të mëdha. Forca jonë është besimi tek njëri-tjetri. 8 maji, është verdikt për ëndrrën e Korçës dhe ne do të finalizojmë ëndrrën tonë evropiane”, u shpreh Berisha.
Ai vuri në dukje gjithashtu se “asnjë çast s’u morëm me kundërshtarët”.
Qeveria në 4 vite ka investuar 40 mln euro dhe Korça meriton 10 herë më shumë. Korçës do t’i ruajmë sokaqet e tregun. Do zhvillojmë Korçën e këtij shekulli të ri dhe ajo do shndërrohet në gjenerator punësimi”, tha më tej Berisha.
Duke përfunduar se zgjedhjet, janë prova e qëndrimit tonë ndaj lirisë.
“Të nderojmë 8 majin si qytetarë evropianë. Votoni më 8 maj për Europën blu”, tha Berisha.