E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, partitë mbyllin sot fushatën elektorale

28 ditë të fushatës intensive të krerëve të poltikës për zgjedhjet lokale tashmë u erdhi fundi. Pas një turi të ngjeshur elektoral në të gjitha bashkitë e vendit , kryeminsitri Berisha, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rrama dhe kryetari i LSI-së Meta dhe krerët të tjerë të partive politike po organizohen në mitingjet finale. Kështu këtë të premte mbasdite do të mbahen mitingjet përfundimatre të dy partive të mëdha asaj demokratike dhe Partisë Socialiste.

Mitingu i Partisë Demokratike dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim së bashku do të organzohet në orën 19 e 30 në sheshin “Nënë Tereza”. Kështu partia më e madhe në pushtete dhe partia më e madhe e koalicionit të saj janë organizuar në mitingun e tyre.

Nga ana tjetër Partia Socialiate ka ftuar simpatizantët e saj në mitingun final i cili do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, duke filluar nga përpara kryeminsitrisë dhe më tej në bulevard që përshkon rrugën drejt shehshit “Skëndërbej”. Mitingu i Partisë Socialiste do të mbahet në orën 18:00 ndërsa do të jenë të pranishëm atje kandidiatë për drejtues të bashkive të vendit.

Ndërkaq partitë e tjera më të vogla po i mbyllin mitingjet e tyre, një ditë më partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet organizoi mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa Partia Republikane e mbyll fushatën këtë të premte paradite.

Pas një situate të ndezur elektorale që pritet të bëhet sot në kryeqytet, të shtunën do të ketë heshtje elektorale ku nuk do të transmetohet në partitë politike nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›