E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmerret i biri Halit Dedes ne Burrel 16-vjecari plagos dy vete

Vetëm 16 vjeç dhe ka kërkuar të hakmerret ndaj atyre që në opinion i njeh si hasmit e tij.

Ose kështu të paktën ia kanë prezantuar me të rritur e familjes së tij.

Është fjala për një ngjarje që ndodhi në qytetin e Burrelit, me pasojë plagosjen rëndë me armë zjarri të një 40 vjeçari e quajtur Ismet Kola dhe një tjetër personi te quajtur Bashkim Dervishi 30 vjeç, por që nuk ka qenë objektivi i adoleshentit.

Sipas policisë lokale, bëhet me dije se autori i këtij krimi dyshohet të jetë 16 vjeçari Ukë Deda i biri i Halit Dedës, i cili u vra në Tiranë rreth dy muaj më parë.

Informacionet më të fundit të policisë së Burrelit tregojnë se 16 vjeçari i frymëzuar nga të afërmit e tij ka qëlluar mbi burrin e familjes Kolaj të njohur prej kohësh në opinion si familje në hasmëri prej vitesh.

I plagosuri Ismet Kola u dërgua menjëherë në spitalin e Burrelit, por më pas nisur nga gjendja e rëndë e tij u dërgua me helikopterë në Spitalin Ushtarak.

Nga ana tjetër, policia është vënë në kërkim të adoleshentit. Historia midis këtyre dy familjeve ka filluar mjaft herët, kohen kur familja Deda ishte në konflikt me familjen Doda. Nga familja Kola janë vrarë dy pjesëtarë, për të cilët gjithmonë janë akuzuar familja Deda.

Seriali i vrasjeve ka vazhduar gjatë deri edhe rreth dy muaj më parë kur u vra vetë më i rrezikshmi Halit Dedja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›