E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profeti i politikes

Quhet Bruce Bueno de Mesquita dhe fale nje modeli matematikor te nxjerre nga teoria e lojerave nuk gabon kurre ndonje parashikim nga paqja te lufta

Per te nuk kishte dyshime. Analiza e tij jepte vetem nje perfundim pas sulmit me bomba ne metrone e Madridit nuk do te kishte atentate ne Amerike dhe per Al Zawahirin nuk do te degjohej per muaj me radhe dhe se ai do shfaqej menjehere pas zgjedhjeve presidenciale te nentorit te vitit 2004 apo para Krishtlindjeve. Dhe keshtu ndodhi. The Predictioneer ka nje emer nje mbiemer dhe nje profesion fisnik Bruce Bueno de Mesquita 63 vjec profesor i shkencave politike ne University of New York anetar i Hoover Institution dhe Stanford University. Prej me shume se 30 vjetesh Bueno de Mesquita punon me parashikimet politike duke perdorur nje model matematikor te marre nga teoria e lojerave nje forme pak konfidenciale per te parashikuar sjelljet njerezore qe bazohet ne interesin personal te individit per te bere zgjedhjet qe i quan me te mirat per veten. Profesori qe ka lindur ne Amerike nga dy prinder me origjine belge dhe holandeze ka marre kerkesa per parashikime politike nga Departamenti i Shtetit nga Pentagoni apo Central Intelligence Agency. CIA ne nje dokument sekret te koheve te fundit ka pranuar se parashikimet e tij te bera permes metodes matematikore jane te sakta ne masen 90 per qind. Profesori e ka publikuar historine e tij ne The Predictioneer Game. Ja se cfare tregon ai...

Profesor ju e konsideroni veten me shume nje shkencetar te politikes apo nje matematicien

Nje shkencetar te politikes.

Perse Ne fund te fundit ju punoni me numrat dhe pa ata ju nuk mund te beni ndonje parashikim...

Une perdor matematiken sepse gjuha e saj funksionon me mire kur perpiqem te parashikoj sjelljet njerezore. Si nje shkence ekzakte me ndihmon shume.

Kur dhe perse keni nisur te mendoni se teoria e lojerave mund te jete nje mjet i mire per te parashikuar sjelljet politike

Ishte vitit 1967 dhe une sapo kisha nisur doktoraturen ne Universitetin e Miciganit. Fare rastesisht lexova The Theory of Political Coalitions nje nga librat e pare ku analiza politike bazohej ne teorine e lojerave. Po atehere zbulova se tre rezultate ishin te gabuara nga pikepamja e logjikes matematikore. Arrita ta vertetoja dhe qe nga ai moment nisa te punoja rreth ndertimit te nje modeli matematikor qe mund te jepte rezultate me te sakta. Aplikacioni i pare erdhi me tezen e doktoratures mbi strategjite e partive politike opozitare ne Indi.

Ju tregoni ne liber se nje parashikim i sakte mbi politiken indiane rriti vemendjen per punen tuaj. Si ndodhi

Ishte vitit 1972 kur mora nje telefonate nga Departamenti i Shtetit. Me kerkuan te formuloja nje opinion rreth krizes qeveritare qe kishte paralizuar ekzekutivin ne Indi. Ata me shpjeguan se mu drejtuan mua sepse kishin lexuar punen time te doktoratures. Isha shume i kenaqur sepse kjo detyre me jepte mundesine te provoja disa modifikime qe kisha bere me programin qe perdorja. Futa ne model kandidatet e mundshem forcat politike qe u perkisnin dhe gjithe te dhenat e tjera te nevojshme. Emri qe me doli si kandidati me i mundshem per tu bere Kryeminister nuk ishte ai qe une mendoja duke arsyetuar ne menyre klasike. Parashikimi im tregonte se edhe ajo qeveri do te kishte zgjatur pak. Natyrisht i vura menjane parashikimet e mia personale dhe shkrova nje relacion me ate cka me ofronte modeli matematikor.

Si u prit profecia juaj ne Departamentin e Shtetit

Kur u dhashe rezultatin me pyeten se si kisha arritur tek ai emer. U shpjegova se kisha perdorur nje model te nxjerre nga teoria e lojerave dhe nga kompjuteri. Nisen te qeshnin dhe me thane te mos tregoja me gjera te tilla per te miren e karrieres sime. Per me teper thane se parashikime te tjera te bera vecmas ishin krejtesisht te ndryshme. Por vetem disa jave me vone politikani per te cilin kisha folur ishte emeruar Kryeminister dhe pas disa muajsh Indira Gandi rrezoi qeverine.

Ju keshtu u bete profet. Na tregoni parashikimin me te gabuar qe keni bere dhe ate per te cilin jeni krenar

Le ta nisim me gabimin. Ne vitin 1993 ne kohen kur ishte President Bill Klinton bera nje parashikim sipas te cilit reforma shendetesore do te aprovohej shume shpejt. U gabova 100 per qind. Nuk ndodhi keshtu. Reforma mbeti vetem nje deshire e Presidentit.

Cili parashikim ju ka dhene me shume kenaqesi

Ka lidhje me nje parashikim te publikuar ne vitin 1980 sipas te cilit do te krijohej ne Palestine nje autoritet qeverises gjysme-autonom. Ky studim doli shume kohe perpara se kjo te ndodhte ndersa te gjithe ishin kunder.

Puna juaj eshte kritikuar shume nga eksponente te komunitetit te shkences dhe politikes...

Ka dy lloj kritikash ne punen time ato inteligjente dhe ato ideologjike. Te parat vijne nga ata qe nuk kontestojne perdorimin e teorise se lojerave ne parashikimin e ngjarjeve politike dhe diskutojne rezultatin apo menyren se si arrihet te parashikimet. Te tjeret e kane si parim te mendojne se matematika dhe statistika mund te jene mjete te shkences politike. Ketyre u pergjigjem me faktin qe te shohin punet e mia te publikuara dhe ti krahasojne me ato qe kane ndodhur.

Pika e ktheses ne punen tuaj ishte parashikimi i sakte per krizen ne Indi

Pa dyshim. U thirra ne Pentagon dhe pastaj nisa te merrja kerkesa per parashikime.

Na tregoni me interesantet..

Ka disa qe nuk jane botuar por qe une i kam bere per llogari te SHBA-se. Ne raste te tjera kam parashikuar edhe mundesine per grushte shteti qe me pas kane deshtuar. Kam dhene edhe ndihma per arritjen e nje marreveshjeje ne vitin 1991 mes Hun Sen Pol Potit dhe Kombeve te Bashkuara qe i bene Kmeret e Kuq te ulin armet. Pastaj ka edhe studime te tjera per te cilat nuk mund te flas jane sekrete.

Sa per qind e punes suaj kerkohet nga CIA Pentagoni apo Departamenti i Shtetit

Pak shume pak. Puna ime eshte te jap mesim dhe me pelqen shume ta bej kete gje.

Ju punoni akoma per CIA-n

Ne dy vitet e fundit jo sepse jam ne komitetin e National Academy of Sciences qe ka si detyre te percaktoje ne menyre sa me rigoroze raportin mes komunitetit shkencor dhe atij te sherbimit inteligjent. Dua te evitoj cdo lloj konflikti interesi derisa kjo pune te kete perfunduar.

Profesor Mesquita modeli matematikor qe ju perdorni mund te perdoret nga te tjere

Patjeter. Une edhe fale kompjuterit ne tavolinen time arrij ne perfundime te rendesishme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›