Iraku lufta e patreguar
Shtetet e Bashkuara te Amerikes me pushtimin e Irakut u hoqen irakianeve nje tiran por njeherazi ky pushtim theu ligjin dhe shkaterroi dhjetera mijera jete njerezish. Me publikimin e 400 mije dosjeve per luften ne Irak nga ana e Wikileaks dhe me botimin e afert te librit me kujtime te Bushit eshte koha per te folur ne lidhje me nje lufte qe u shnderrua ne nje katastrofe per Irakun dhe imazhin e Shteteve te Bashkuara ne bote
Ne fillim te tetorit ne morgun e qytetit te Bagdadit kishte 500 trupa te paidentifikuar. Sipas nje mjeku behet fjale pak a shume per te njejten shifer te vdekurish si edhe ne vitin 2007. Te pakten vetem gjate tre muajve te fundit 630 persona jane qelluar dhe vrare me pistoleta me silenciator. Edhe pse pjesa me e madhe kane qene roje ne postblloqet e vendit te viktimat bejne pjese edhe politikane apo te aferm te tyre si dhe nje gazetar televiziv i cili u qellua ndersa po transmetonte direkt ne mes te nje rruge. Si edhe ne raste te tjera nuk u percaktua dot kurre se nga doli plumbi. Une kam disa miq qe u kthyen vjen nga nje mergim i gjate ne Damask me shpresen e nje Iraku me te qete dhe tani ata po pergatiten qe te ikin serish thote nje avokat i ri irakian.
Lokali Shah Bandar eshte nje vend ne te cilin grumbullohen zakonisht njerezit e shkolluar dhe ata qe duan te shfaqen si te tille dhe ky zakon ka qe nga koha e monarkise. Ne kete vend mblidhen profesore studente pensioniste per te pire caj dhe duhan. Ne kohen e Sadamit kam qene ne burg. Ne ate kohe nuk na lejohej qe te flisnim lirshem ketu sepse policia sekrete ndodhej kudo ndersa sot mund te thuash gjithcka qe deshironhellip thote nje burre ne kete kafe. Nje tjeter qe qendron perballe tij ne te njejten tryeze shton se kjo ndodh sepse tashme askush nuk eshte i interesuar ne ate qe thone njerezit. Kjo ka te beje me indiferencen e politikaneve te zgjedhur te ketij vendi qe eshte nje nga tiparet e demokracise se re irakiane. Nje tjeter tipar eshte se ne te ardhme ndryshimi i regjimit nuk do te jete nje garanci per kohe me te mira por thjesht kohe te ndryshme.
Nje qytet plot me kufomaPronari i thinjur i kafenese eshte ulur ne nje karrige dhe ankohet per politikanet irakiane dhe te gjitha te keqijat qe shoqerojne pushtetin. Me pas ai rrefen se si ne mars te vitit 2007 nje kamion ngjyre blu ndaloi para kafenese se tij dhe personi qe doli i tha qe ta nderronte emrin e lokalin e nderkohe qe ai nuk kishte pranuar kamioni kishte shperthyer duke i marre jeten e kater djemve dhe nipit te tij me te vogel. Dhe cka eshte me e keqja askush nuk u mor me kete ngjarje qe eshte nje nga te shumtat dhe te zakonshmet ne qytet. Bagdadi eshte nje qytet i mbushur me kufoma.
Lufta amerikane ne Irak zgjati 7 vjet nje lufte me e gjate se ajo e Amerikes kunder Hitlerit dhe nderkohe u vrane 4426 ushtare dhe rreth 100 mije civile irakiane. Por sipas dokumenteve te publikuara nga Wikileaks numri i te vrareve eshte shume me i madh. Po cili eshte rezultati i kesaj lufte Irakut iu hoq nje tiran. Sot ata mund te votojne per lideret e tyre dhe miliona vete e kane vene ne perdorim kete te drejte te tyre. Por per kete lufte Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhunuan ligjin nderkombetar pergojuan aleatet dhe tallen OKB-ne shkaterruan autoritetin e tyre si superfuqi morale dhe ushtarake. SHBA shpenzoi mbi 1 trilion dollare. Fillimisht ata ishin triumfatore por me pas terroristet i cuan ne prag te nje deshtimi historik.
Vleresimi moralA ia vlejti A e ka justifikuar luften rezultati i saj
Lufta nuk do te kishte ndodhur pa pranine e tre personave ish-presidentit amerikan Bush Donald Ramsfeldit sekretarit te tij te Mbrojtjes per shume kohe dhe zevendespresidentit Dik Ceni. Te tre keta persona do te publikojne kujtimet e tyre javen dhe muajt ne vijim Bush ne nentor Ramsfeld ne janar dhe Ceni pranveren e ardhshme. Ata nuk do te jene ne gjendje qe te shmangin vleresimin moral te kesaj lufte. Libri i Bushit titullohet Decision Points pikat ceshtjet e vendimeve. Ramsfeld sipas nje deklarate te bere nga botuesi i tij e nisi librin me kujtime qe nga viti 1983 viti i takimit te tij te pare dhe historik me diktatorin irakian Sadam. Se cfare konkretisht kane shkruar te tre personat e mesiperm ne lidhje me mbrojtjen e vendimeve dhe vetes se tyre kjo nuk dihet. Por a do te marre ndonjeri prej tyre ndonje pergjegjesi valle Vendimi per rrezimin e Sadam Huseinit eshte vendimi i drejte qe mora ne fillim te presidences ka deklaruar Bush ne pervjetorin e 5-te te sulmit. Eumlshte vendimi me i drejte tani dhe pergjithmone vazhdoi Bush ne te njejtin rast. Ish-kryeministri britanik Bler ka shprehur te njejtat mendime dhe ndjesi ne librin e tij te kujtimeve publikuar ne shtator Une kam bere ate qe kam besuar se ishte me e drejte edhe me mosaprovimin e publikut ka shkruar Bler. Sigurisht qe Iraku sot eshte nje vend me i mire se cka qene ne kohen e Sadamit. Kuptohet se diskutimet e Bush dhe Bler gjithmone perfundojne me fjalen Sadam. Deri ne njefare mase nje gje e tille eshte legjitime. Rrezimi i njerit prej diktatoreve me te eger arabe eshte ne fakt kapitulli me pak kontroversiv i luftes ne Irak. Ideja qe ai mund te ishte sot ende ne pushtet edhe ne moshen 73-vjecare eshte e patolerueshme edhe per kundershtaret me te zjarrte te luftes ne Irak.
Por nga pikepamja strategjike edhe ky aspekt ka gjeneruar kritika. Ish-kryeministri irakian Allawi eshte perfshire edhe vete ne perpjekje per ta vrare Sadamin dhe ngulmon se rrezimi i ketij diktatori mund te ishte kryer edhe vetem me ndihmen e nje misioni special pa nevojen e shoqerimit me nje lufte qe u pasua nga shkaterrimi i ushtrise dhe shkaterrimi i atyre pak gjerave qe e mbanin vendin te bashkuar. Por ndryshimi i regjimit ishte vetem nje nga qellimet e amerikaneve dhe koalicionit te tyre ndersa nisen marshimin drejt Irakut. Pushtuesit kishin plane te tjera per vendit. Ata donin sipas vete fjaleve te Bush qe te sillnin lirine ne Lindjen e Mesme nje liri qe nuk ishte dhurate e Amerikes per boten por Dhurate e Zotit per njerezimin.
Ata donin sikunder thuhej ne Rezoluten e Luftes se Irakut qe u miratua ne Kongresin e Amerikan qe ta carmatosnin Sadamin ti jepnin fund dhunimit te te drejtave te njeriut dhe terrorit ne Irak dhe ta shnderronin Lindjen e Mesme ne nje rajon demokratik. Historia do ta gjykoje kete lufte ne bazen e ketyre objektivave te paraqitura ne rezolute dhe te miratuara nga te dyja dhomat. Ngjarjet jane ende te fresketa per tu shnderruar ne histori. Ne fakt Shtetet e Bashkuara te Amerikes sapo kane terhequr njesine e tyre te fundit luftarake nga Iraku. Por tani 7 vjet pas fillimit te pushtimit tani qe eshte publikuar kronologjia me e detajuar e konfliktit eshte koha per te bere disa vleresime.
Nje regjim i ri terroriKapitulli i pare i kesaj lufte historia e carmatosjes se Sadamit eshte kapitulli i saj me i shkurter. Diktatori nuk posedonte me arme te shkaterrimit ne mase. Asnje nga 400 mije materialet e publikuara ne Wikileaks nuk flet per ndonje zbulim te armeve biologjike kimike apo berthamore ne Irak. Dokumentet perforcojne konkluzionin e arritur nga David Kay drejtori i pare i Iraqi Survey Group te formuluar ne lidhje me armet e demtimit ne mase ne janar te vitit 2004 Une nuk mendoj se ato ekzistojne. Me nje ironi te kujdesshme Bush fillimisht u perpoq qe ta anashkalonte kete moment por pavaresisht kesaj pikerisht kjo ceshtje coi ne nje humbje te jashtezakonshme te besueshmerise se Shteteve te Bashkuara ne arenen nderkombetare dhe kryesisht te goditura ishin sherbimet inteligjente amerikane. Ish-sekretari i pare i shtetit Colin Powell deklaroi ne Keshillin e Sigurise se OKB-se se nuk ka dyshim qe Sadam Husein ka arme biologjike dhe aftesine e prodhimit te tyre ne sasi te medha. Powell dha doreheqjen ne fund te vitit 2004 dhe me pas ai ka deklaruar se ajo shfaqje ne OKB ishte nje njolle ne jeten e tij.
Carmatimi i Sadam Huseinit i cilesuar si objektivi kryesor i pushtimit nuk ishte mjaftueshem per ta justifikuar luften. Argumenti i dhunimit te te drejtave te njeriut si justifikim ishte nje tjeter histori. Ne veren e vitit 2003 irakianet pane me tmerr ekspertet amerikane qe germonin dhe zbulonin varre masive ne hapesiren e tokes mes lumenjve Tiger dhe Eufrat. Ata kishin pasur dijeni prej kohesh per ekzistencen e ketyre varreve ne te cilat derdheshin bijte vellezerit dhe djemte e tyre. Por ishte hera e pare ne historine e nje vendi te Lindjes se Mesme qe regjimi ne fuqi po konfrontohej drejtpersedrejti me prova e fakte konkrete te brutalitetit ne nje menyre qe deri diku i qetesoi te afermit e viktimave. Ne fakt ishte nje arritje e madhe.
Atmosfera e mungeses se ligjitPor ndersa aktivistet e te drejtave te njeriut dhe mjeket ligjore vazhdonin germimet per te gjetur viktimat e Sadamit neper shkretetirat e Irakut te mbijetuarit kishin nisur qe te vuanin nen nje tjeter regjim brutal dhe tmerri. Me nxitimin e tyre per carmatosjen e ushtrise irakiane dhe shkaterrimin e rendit publik pushtuesit e kishin cuar vendin ne nje situate ku mungonte teresisht ligji dhe rendi.
Hajdutet kriminelet trashegimia me e keqe e regjimit te rrezuar ishin te paret qe zune te perfitonin nga mungesa e ligjit dhe e rendit por nje ushtri terroristesh u organizua dhe u drejtua drejt Bagdadit. Nje vit pas pushtimit situata ne Irak u shnderrua ne diametralisht kunder vendeve aleate dhe keto te fundit i caktuan vetes objektivin e crrenjosjes se terrorit islamist. Xhihadistet armiqte per vdekje si te pushtuesve amerikane ashtu edhe te diktatorit te rrezuar ishin nje pale e re ne kete rremuje. Ata nuk kishin qene me pare ne Irak por tani po e mesynin kete vend dhe kur mberriten sollen me vete ferrin te cilin deri ne njefare mase e pasqyrojne materialet e botuara rishtazi te Wikileaks. Ata i dhane udhe nje konflikti sektar qe cdo muaj merrte 3000 jete njerezish dhe arriti kulmin e tij ne vitin 2006. Forcat e sigurise u riformuan me shume veshtiresi pasi ishin shperbere fillimisht dhe nderhyne ne favor te shiiteve duke iu pergjigjur brutalitetit me brutalitet. Mbi 2 milione irakiane iken te tmerruar nga Iraku i cliruar dhe nje pjese e mire e banoreve te vendit u strehuan ne veri te tij. Ne ate kohe te erret te kombit irakian edhe kritiket me te medhenj te regjimit te Sadamit kerkonin rikthimin e tij ne pushtet.