Berisha: Të ngrihen varrezat mbretërore, aty të prehet Mbreti Zog
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të Komitetit për 100-vjetorin e Pavarësië, kryeministri Berisha e ka ndalur vëmendjen e tij tek monumenti i pavarësisë, për të cilin sic tha ai, ekspertët kanë përzgjedhur 5 më të mirat, ndërsa njëri monument prej të pestëve pritet të shpallet fitues mbledhjen e ardhshme
Berisha deklaroi gjatë kësaj mbledhje se ,“Bashkia e Tiranës duhet të përzgjedhë prej tyre veprën që i shton më shumë vlera kryeqytetit tonë.
Kreu i qeverisë deklaroi gjatë mbledhjes se, përveç monumentit të Pavarësisë, Bashkia e Tiranës duhet të hapë edhe një konkurs për përzgjedhjen e një shqiponje, pasi siç tha ai, Tirana do ta ketë shqiponjën simbol të saj. “Bijtë e shqipes do ta duan shqiponjën diku, po le t’ja lëmë kryetarit të Bashkisë të hapë një konkurs për të ngritur një shqiponjë, që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte para tij nuk ngriti asgjë, shpërndau një kartolinë në fund të mandatit”, komentoi Berisha.
Kryeministri e ktheu vëmendjen e tij edhe tek familja mbretërore, duke kërkuar me insistim kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Tiranë, sa më shpejt. Për Berishën, duhet të ndërtohen edhe varrezat mbretërore që kjo familje i ka pasur, madje sic shtoi ai, pikërisht në këto varreza duhet të prehet Mbreti Zog.
“Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet patjetër, brenda një afati sa më të shkurtër. Kjo duhet të shoqërohet me ndërtimin e varrezave të familjes mbretërore, i ka pasur ato. Mbi këtë familje është kryer një akt makabër, është minuar varri i nënë së Ahmet Zogut për fajin e vetëm që i dha Shqipërisë një burrë që bëri gjithcka për të ndërtuar një shtet”, tha Berisha.
Në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar në këtë komision u fol edhe për kthimin e eshtrave të shumë figurave të tjera me rëndësi në historinë e kombit.
(ma.ar/BalkanWeb)