E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mungon simboli i shqipes, do ndërtohet varreza mbretërore

Tiranë- Komiteti për 100-vjetorin e Pavarësisë u mblodh sot për të vendosur për bocetin fitues nga 5 projeket e përzgjedhura si më të mirat nga një juri profesionsitësh.

Sipas ministrit të Kultures, Aldo Bumçit juria ndërkombëtare ka vlerësuar bocetet me këto pikë: Monumenti 1 , 31 pikë, monumentri 2, 27 pikë, monumenti 3, 13 pikë, monumenti 4, 12 pikë, monumenti 5, 11 pikë.

Sipas Bumçit përmes votimit elektronik ka pasur shumë votues, po ashtu edhe nga vlerësimet e bëra direkt. Kanë votuar 6500 qytetarë online dhe 182 qytetarë drejtpërdrejtë- u shpreh Bumçi. Komiteti ka vijuar me diskutme dhe shkëmbime mendimesh për veprat e përzgjedhura. Sipas tij projekti fitues ishte ‘zgjedhja mes shportes së qershive’ që komiteti pati përpara.

Sipas kryeminsitrit Berisha kryeqytetit i nevojitet një simbol i shqipes. Bijtë e shqipes do të donin shqipen diku, por le t’ia lënë kryetarit të bashkisë të hapë një konkurs për të bërë një shqiponjë që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte nuk ngriti asgjë, shpëndau një kartolinë, jo për vlerësimin artistik apo për njohuritë që ka për artin dadaist’- tha kryeministri.

Ndër të tjera kryeministri tha se duhet të rikthehen eshrat e Mbretit Zog dhe të ndërtohet varreza mbretërroe.

‘Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet brenda një afati sa më të shkurtër kohor dhe duhet të bëhet diçka edhe në ndërtimin e varrezave mbretërore. Është kryer një profani e tmerrshme. Është minuar varri i nënës së Ahmet Zogut vetëm për fajin se i dha Shqipërisë burrin që bëri gjithçka për të ndërtuar një shtet në një vend që s’kishte shtet prej shekujsh, dhe s’kemi pse hapim kot diskutime’- shtoi Berisha.

Duke shtuar se mund të rishikohet mundësia e riatdhesimit të eshtrave të personalitetve të tjera të shquara kombëtare që më mirë se kudo prehen në dheun e tyre.

Juria ndërkombëtare përzgjedhoi më herët 5 projektet më të mira në gjykimin e tyre. Bocetet e 5 projekteve të përzgjedhura nga 61 artistë pjesëmarrës u ekspozuan për 10 ditë në Galerinë e Arteve dhe kushdo mundi të votonte apo vlerësonte projektin e parapëlqyer dhe ky vlerësim iu bashkëngjit vlerësimit të jurisë.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima tha më herët se ky ka qenë një konkurs me prurje të jashtëzakonshme dhe fakti që në të morën pjesë edhe shumë artistë të huaj, e rriti shumë nivelin e tij.

Sot të mbërritur nëë këtë fazë finale ato u paraqiten në Komitetin Shtetëror të 100-vjetorit, prej nga do të shpallet edhe projekti fitues i monumentit i cili do të shënojë një moment të rëndësishëm në këtë 100-vjetor të pavarësimit të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›