E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat falco, largohet nga detyra shefi i Komisariatit të Rinasit

TIRANË- Pas skandalit të vizave në aeroportin e Rinasit, i cili konkludoi me shkarkimin e 7 oficerëve policie të gradave të ndryshme, të dyshuar se kanë favorizuar 11 raste të kalimit të paligjshëm të shtetasve kosovarë me viza falco drejt vendeve të zonës Shengen, largohet Gëzim Prebibaj, shefi i i Komisariatit të Rinasit.  Prebibaj, largohet dhe komandohet në krye të Komisariatit të Kavajës.

Ndërkohë, burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Zëvendës Drejtori për Krimin në Tiranë Arjan Kurti emërohet në Shkodër dhe zëvendësohet në detyrë nga Gëzim Gjeci. Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin nr.5 ku është emëruar Agrin Sulshabani, ndërsa shefi i deritanishëm i këtij komisariati, Ilir Gjoçi, është emëruar në Rinas. 

Ndryshime vijnë në një hark kohor brenda dy muajsh, pas ‘furtunës së shkarkimeve’ në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vrasjet e dy femrave më 2 shkurt të këtij muaji, laborantes Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve dhe Megi Jokiçi, 25-vjec, sollën furtunë shkarkimesh dhe ndryshimesh në postet më të larta të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Mësohet se keto ndryshimet bëhen në kuadër të përmiresimit të cilësisë së punes në luftën kundër krimit të organizuar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›