E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të rendim pas çdo vote - gati për mandatin e tretë në vitin 2013

30-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha festojnë me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Vitin e Ri.


Kryeministri: “Do bëjmë gjithçka, që Shqipëria të renditet në grupin e vendeve të zhvilluara”


“Rendja pas çdo vote, takimi dere më derë me zgjedhësit është rruga me e sigurt e një fitoreje të thellë, shumë më të madhe se dy fitoret e fundit”. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi festiv me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, me rastin e Vitit të Ri, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kreu i qeverisë ka vlerësuar rolin dhe kontributin e grave, të cilat me përkushtim dhe seriozitet kanë bërë gjithçka për fitoren e Partisë Demokratike gjatë këtyre 22 viteve. Kryeministri u shpreh se, të gjitha fushatat  elektorale të fituara nga Partia Demokratike janë fituar para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e madhe e të rinjve dhe grave të Shqipërisë. “Të gjitha fushatat elektorale të fituara nga Partia Demokratike janë fituar para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja eprore e të rinjve dhe grave të Shqipërisë, ky është realiteti i pamohueshëm i verifikuar dhe i faktuar shumë e shumë herë në garat elektorale. Të gjitha reformat e mëdha të kryera në këto vite kanë patur fatin e madh të kem bashkëpunëtore të shkëlqyera, që në vitin e parë si president i këtij vendi, deri në ditët e sotme, të cilat me përkushtim, me ndershmëri, mençuri  japin dhe kanë dhënë një kontribut madhor në reformat transformuese të vendit. Dua të them këtu se në këtë shoqëri, në të cilën për hir të së vërtetës babëzia dhe korrupsioni përbën një problem serioz, antidodi më i mirë është emërimi i grave dhe vajzave në postet më kyçe, pasi shkalla dhe probabiliteti i korruptimit të tyre është disa herë më i ulët sesa i burrave. Por ajo që kanë vajzat dhe gratë , jashtëzakonisht  të rëndësishme, të çmuara dhe jetike për Partinë Demokratike, është përkushtimi i tyre ndaj vlerave që mbron dhe zhvillon kjo parti. Ndaj dhe unë krahas urimit tim më të përzemërt për ju, për të gjitha vajzat dhe gratë e Tiranës dhe  mbarë Shqipërisë, në administratë, në biznes, në çdo detyrë që ndodhen kam bindjen time të punoj me përkushtimin më të madh, në fushatën zgjedhore që ka filluar. Kjo është një fushatë, në të cilën ne si forcë politike pa diskutim  shkojmë me arritje të cilat kurrë ndonjëherë nuk do ishin imagjinuar më parë”, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit shprehu kënaqësinë që në të gjitha reformat e mëdha të kryera në këto vite, ai ka pasur fatin të ketë bashkëpunëtore të shkëlqyera, të cilat me përkushtim, me ndershmëri dhe mençuri japin dhe kanë dhënë një kontribut madhor në reformat transformuese të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›