Berisha Te shembim murin patriarkal

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së hënës në qytetin e Elbasanit një bashkbisedim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.
Barazia gjinore ka qenë tema e këtij bashkëbisedimi, me kreun e qeverisë që ka premtuar trajtimin e saj me prioritet në mandatin e ardhshëm qeveritar. Në fjalën e tij, Berisha deklaruar se qeveria e tij e ka reduktuar ndjeshëm hendekun mes burrit dhe gruas, por ka premtuar reduktimin e mëtejshëm të tij. “Në Shqipëri vepron muri i patriarkisë. Ky mur ka aspekte nga më të shumtat, por ai që ndikon më shumë Zgjedhjet 2013Bregu: 200 arsye për të mos votuar RamënMeta në Vlorë: Koha për ndryshimMediu: Taksa progresive e PS, e gabuar në barazinë gjinore është aspekti financiar. Burri merr nën kontroll gjithë anën ekonomike të familjes dhe gruas i lë situatën shtëpiake. Roli i qeverisë është i pamohueshëm dhe ne nisëm të luftojmë këtë hendek të madh mes grave dhe burrave. Ne ndikuam fuqishëm me rritjen e rrogave në administratë, shumica e të cilës përbëhet nga gra dhe vajza të reja dhe situata ndryshoi. Ajo nuk është aty ku duhet, por diferenca ka zbritur në 17 për qind, nën mesataren e BE. Ne sot lëmë mbrapa 11 vende anëtare të BE”, ka thënë Berisha. Një tjetër pikë e prekur nga kryeministri ka qenë vdekja foshnjore, e cila sipas tij është ndër më të ulëtat në botë, pasi është 1-shifrore. Më tej kreu i qeverisë ka përmendur disa nga ato që ai i ka cilësuar si arritje të qeverisë, duke e vënë theksin tek shtrimi i rrugëve, por edhe në çështje të tjera. “Ne bëmë të mundur që KE të rekomandonte dhënien e statusit kandidat. Kushti i KE ishte që Rama të votonte ligjet e integrimit, por ai zgjodhi bllokimin”, ka shtuar Berisha.