Korea e Jugut terheq punetoret nga Veriu

Korea e Jugut do të tërheqë edhe punëtorët e fundit nga një kompleks i përbashkët industrial me Veriun, pasi përkeqësimi i marrëdhënieve bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit në Kaesong.
Rreth 125 specialistë koreanojugorë u larguan nga kompleksi ditën e shtunë, ndërsa 50 të tjerë që mbeteshin tërhiqen brenda së hënës. Kjo masë e Seulit vjen pasi Peniani refuzoi që të përfshihej në bisedime për rihapjen e kompleksit, pas një oferte publike që i bëri qeveria e Koresë së Jugut. Afati i vendosur për pritjen e një përgjigje skadoi javën e shkuar pa asnjë reagim nga shteti komunist. Aktualisht, tensioni në Kriza koreaneKoretë, Seuli tërhiqet nga KaesonguSkadon afati për bisedime midis dy KoreveKoretë, Jugu ofron bisedime me Veriun gadishull është në nivele të paprecedenta pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare nga Këshillit i Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, për lëshimin e paautorizuar dhe antiligjor të një sateliti nëpërmjet një rreze të gjatë veprimi në dhjetor e një testi bërthamor në shkurt. Këtyre sanksioneve Peniani iu përgjigj duke anulluar armëpushimin me Korenë e Jugut dhe duke kërcënuar fqinjët, Japoninë e bazat amerikane në Azi me “shfarrosje bërthamore”. Midis veprimeve të njëanshme që ndërmori regjimi diktatorial në veri ishte edhe mbyllja e kompleksit, që mban në punë 53 mijë koreanoveriorë dhe sjell përfitime të rëndësishme për të dy shtetet. Një zonë industriale në anën koreanoveriore të kufirit të përbashkët, ajo e Kaesongut i ofron shumë kompanive të jugut që të përdorin krahun tejet të lirë të punës në vendin komunist, ndërsa Koresë së Veriut i shërben si një burim i unik i grumbullimit të valutës së huaj.