Berisha Te shmanget cdo akt dhune ne fushate

Tirane 14 prill NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot ne mbledhjen e qeverise se te gjitha forcat politike duhet tu bejne thirrje militanteve per te zhvilluar nje fushate te qete dhe pa incidente.
Te gjitha forcat politike ne kete fushate te zgjedhjes se qeveritareve vendore te japin kontributin e tyre duke shmangur cdo akt dhune cdo akt teprimi dhe duke bere qe dialogu mes kandidateve dhe projekteve te tyre te predominoje tha kreu i qeverise. Berisha u shpreh se keto zgjedhje jane te rendesishem per qytetarin por edhe per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.
Ai u shpreh se Aleanca per Qytetarin do te tregoje vlerat me te mira te qytetarise ne kete fushate dhe ka kerkuar nga opozita te beje te njejten gje.
Ftoj edhe nje here anetaret dhe mbeshtetesit e kesaj aleance ti permbahen me rigorozitetin me te madh frymes moralit te kesaj fushate. Sikunder i beje thirrje edhe kundershtareve tane qe tu japin mundesi qytetareve te vleresojne garen e kandidateve dhe alternativave dhe te lene menjane pasion per fjale kazani. shte ne interesin me te mire te gjithe forcave politike nje fushate e civilizuar. Keto zgjedhje kane nje rendesi shume te madhe sepse do zgjidhen qeverite direkte te qytetareve shqiptare tha kreu i mazhorances.
Ai shtoi se Aleanca per Qytetarin eshte teresi e angazhuar per nje fushate te bazuar ne vlerat qytetare per nje fushate te bazuar ne virtytet dhe moralin me te mire qytetare.
a.k.NOA
Lajme te ngjashmeQytetaret nuk kane nevoje per fyerje Sannino Raporti i ODIHR do te vleresoje rolin e cdo partie ne zgjedhjeBerisha Fushata e mazhorances bazohet te moraliPD Ngaqe Rama zvarritet Berisha i duket sikur fluturonSaliu dhe Iliri e dine se cfare rreziku i pret LidhjeApeli fushata incidentet mbledhje qeverie PS sali berisha