Sannino Raporti i ODIHR do te vleresoje rolin e cdo partie ne zgjedhje

Stefano Sannino
Tirane 14 prill NOA 8211 Zevendes Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne BE Stefano Sannino deklaroi sot se raporti perfundimtar per zgjedhjet vendore do te pasqyroje dhe rolin specifik qe ka pasur cdo force politike ne mbarevajtjen e tyre. Deklarata e Drejtorit te BE u be sot gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha.
Zoti Sannino theksoi rendesine e madhe qe zgjedhjet vendore kane per Shqiperine jo vetem ne planin e brendshem por dhe ne ate te integrimit. Ai theksoi rendesine qe kane konluzionet e raportit te ODIHR-it qe do te behen ne fund te vitit dhe se do te vleresohet kontributi i secilit aktor ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor thuhet ne njoftimin e Kryeministrise per takimin e zhvilluar paraditen e sotme.
Drejtori i BE ka mbeshtetur miratimin sa me te shpejte te Planit te Veprimit theksoi nevojen per arritjen e nje metodologjie per trajtimin e perbashket te problematikave qe shtrojne 12 prioritetet dhe rendesine per te ruajtur vemendjen dhe ritmin e punes ne procesin e integrimit evropian edhe pas zgjedhjeve.
Gjate takimit kryeministri Sali Berisha siguroi bashkebiseduesit se qeveria do te bej cdo gje qe eshte ne doren e saj per te garantuar suksesin e procesit te integrimit. Kryeministri Berisha mbeshteti plotesisht bashkepunimin e Ministrise se Integrimit me Komisionin per Integrimin te Kuvendit duke nenvizuar rolin e rendesishem qe ky Komision luan ne kete proces.
Duke folur per procesin zgjedhor kryeministri e njohu drejtorin e BE me nje seri masash te marra ne kuader te permiresimit cilesor te procesit zgjedhor te tilla si miratimi i listave te zgjedhesve te pastruara nga duplikatat personat me shume se 100 vjec dhe ata qe kane lene shtetesine miratimin e ligjit per financimin e partive politike urdhrin e fundit te kryeministrit per ndalimin e perdorimit te automjeteve shteterore dhe aseteve publike ne funksion te fushates zgjedhore etj.
Nga ana tjeter Berisha denoi incidentet e ndodhura gjate fushates duke theksuar se nuk ekzistojne shkaqe per tensionimin e fushates. Ai theksoi se do te vazhdoje ti kerkoje te gjithe aktoreve te perfshire ne procesin zgjedhor qe te shmangin dhe distancohen nga cdo akt dhune dhe tensionim i fushates zgjedhore.
Kryeministri riafirmoi qendrimin se Partia Demokratike dhe kandidatet e saj do te bejne nje fushate pozitive te bazuar ne vlera dhe te fokusuar tek qytetari dhe komunitetet vendore pavaresisht se zoti Rama dhe Partia Socialiste e bazojne fushaten e tyre ne sulme ndaj mazhorances dhe kandidateve te saj dhe perpiqen ti paraqesin zgjedhjet jo si zgjedhje administrative por me karakter politik njofton zyra e shtypit e Kryeministrise.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeBerisha Te shmanget cdo akt dhune ne fushate Qytetaret nuk kane nevoje per fyerje Berisha Fushata e mazhorances bazohet te moraliSaliu dhe Iliri e dine se cfare rreziku i pretDo te luftoje per te mbrojtur cdo vote LidhjeEtore Sequi fushata sali berisha Takimi zgjedhjet