E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të vendosen rregullapër transportin e organizuar

Të tjera rreth shkrimit Dy studentet do transportohen në Vjenë Reportazh, Banorët: Ja kurthi i Qafës së Vishës Eurovizion, Nishliu: Ia dedikoj viktimave | VIDEO VIDEO FOTO - Nga aksidenti FOTO- Ja viktimat Lista e viktimave Dje lamtumira Aksidenti, çfarë ndodhi minutë pas minute Fatkeqë edhe në fatkeqësi - Nga Arben Rrozhani TIRANE - Gazeta Shqiptarja.com zbulon sot korrespodencën mes drejtorit të Policisë Rrugore Vullnet Topalli dhe kryetarit të shoqatës së ekspertëve autoteknikë Gëzim Hoxha. Ky i fundit që më 4 maj ka vënë alarmin se automjetet e transportit publik, qarkullojnë duke mos pasur sistem frenimi dhe për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente. Hetimet: Aksidenti në Himarë, nga nxehja e ferrotave dhe shpejtësia.  Dy studente mbeten në Koma. Përmirësohet shëndeti i 12 studenteve të tjera.

ORA 11:15 - MBLIDHET QEVERIA, BERISHA: PLAN MASASH PER LEVIZJET E ORGANIZUARA
Në mbledhjen e rradhës, kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtje për 13 viktimat e aksidentit të së hënës në Himarë. Kryeministri Berisha deklaroi se për tragjedinë duhet të bëhet një hetim i gjithanshëm.
“E parakohshme të flitet për shkakun e tij. E domosdoshme është që pas përfundimit të hetimeve të plota për aksidentin ndër më tragjik në historinë e vendit, të arrihet në përfundime”, tha kryeministri.
Ai kërkoi hartimin e rregullave strike për lëvizjen e organizuar të studentëve dhe nxënësve në shkollat shqiptare.

Në mënyrë që transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve të ketë kushte e rregulla të vecanta. Të përcaktohet qartë detyrimet e respektimit të tyre. Ajo që ndodhi nuk kthehet, por është detyrë e institucioneve të studiojnë rastin konkret që të përcaktojnë rregulla që ndikojnë në parandalimin e aksidenteve. Kushte dhe rregulla komplekse. Të bëjmë gjithcka, që një seri rregullash dhe kushtet transportin e organizuar të jenë operative dhe të zbatueshme”, deklaroi Berisha.
Ai përsëriti se fjalën e fundit për shkakun kryesor të aksidentit do ta thonë ekspertët, prokuroria e policia rrugore.

EKSPERTET: KONTROLLONI AUTOBUSET, JANE PA FRENA
Shoqata e Ekspertëve Autoteknikë dhe Vlerësimit të Dëmeve, nëpërmjet një letërkëmbimi vë në alarm Drejtorinë e Policisë së Qarkullimit Rrugor për situatën e autometeve të transportit publik, të cilët qarkullojnë duke mos pasur sistem frenimi dhe për pasojë kanë ndodhur edhe disa aksidente. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi sot letër-këmbimin mes drejtuesit e policisë rrugore, Vullnet Topalli dhe kryetarit të shoqatës së ekspertëve autoteknikë,Gëzim Hoxha në muajin maj. 
Sipas Hoxhës, shumica e automjeteve të transportit rrugor që qarkullojnë në rrugët e vendit, nuk disponojnë frena ose sistemi i frenimit të tyre është në kushte tepër të dobëta teknike. Në shumicën e rasteve drejtuesit e këtyre automjeteve përdorin marrshat për uljen e shpejtësisë, ndërsa frenat thuajse nuk i përdorin në rastet e zgjidhjes së situatave të komplikuara në rrugë. Gazeta "Shqiptarja.com" disponon të plotë këtë letërkëmbim, ku tregohet se palët bien dakort për rritjen e bashkëpunimit, por që në fakt deri tani shumë pak është bërë për evidentimin e rasteve ku mjetet e transportit lëvizin pa sistemin e frenimi elektrik.

HETIMET PER AKSIDENTIN NE HIMARE
Dy prokurori, ajo e Vlorës dhe e Elbasanit,  kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë pranë Himarës. Në aksident humbën jetën 13 persona, mes tyre 11 studente të vitit të tretë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", shoferi dhe i fejuari i një studenteje, kjo e fundit e plagosur bashkë 25 studente të tjera. Nga të dhënat paraprake burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se aksidenti ndodhi si rezultat i shpejtësisë së madhe të mjetit dhe nxehjes së ferrotave dhe tamburëve të frenimit. Konkluzioni erdhi si rezultat i marrjes së dëshmive të të mbijetuarave dhe personave të tjerë që kanë parë mjetit të devijonte nga rruga dhe më pas të rëzohej në humnerë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›