E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: "Tenderi i fshesës" rrezikonadministratën dhe fondet e BE-së

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË – Kryeministri Berisha ka mbledhur sot Këshillin e Ministrave duke e hapur mbledhjen me arritjet e administratës shqiptare, konsolidimin e saj dhe përdorimin e fondeve të BE-së përballë rrezikut të “tenderit të fshesës” së qeverisë Rama. Sipas tij, përballë këtij rreziku, Shqipëria edhe pas marrjes së statusit, mund të mos përfitojë fondet që i takojnë.

Po ashtu, kryeministri iu ka dhënë një këshillë me humor, gazetarëve që do të ndjekin mbledhjen e Qeverisë së ardhshme "Rama" në Vlorë: "Unë ju këshilloj të niseni për në Vlorë, po të mos harroni të merrni me vete edhe rrobat e banjos."
  
Lidhur me statusin kandidat të vendit, Berisha tha se “ndihmat e BE-së i bllokoi në qindra e qindra miliona dollarë z.Rama me bllokimin e statusit, duke u bërë direkt faktor i rëndimit të problemeve ekonomike të qytetarëve shqiiptarëve. Por, më në fund, në maj, ligjet u votuan. Statusi urojmë të merret në dhjetor se Shqipëria e meriton plotësisht atë, në mënyrë që vendi të përfitojë qindra milionë dollarë të tjerë në të gjitha fushat për të vazhduar procesin e zhvillimit.
 
Në këtë kontekst,"- shtoi ai, -"mbetet problem serioz faktori "kushuri" që drejton “tenderin e fshesës” ndaj administratës. Mendoni ju një investim kolosal që po futet në rreth të kuq pa u ulur akoma dhe të zëvendësohet me njerëz që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë projekt. Kjo do të thotë që Shqipëria mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e statusit dhe kërcënimi është shumë serioz. Gjithsesi, e rëndësishme është që marrja e statusit përbën një arritje të madhe për Shqipërinë,”- përfundoi ai.
 
Vendime të tjera që Këshilli i Ministrave do marrë sot janë shënia e tokës, komunitetit mysliman "Gjysmahënëza", sepse toka e mëparshme pësoi një difekt për shkak të disa gabimeve; janë bursat për shkollën e mesme profesionale austriake, marrëveshja me qeverinë gjermane për projektet e ujit etj.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›