E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh kabinetin e tij në Vlorë: Reforma, shpirt skuadre, integritet, transparencë

kabineti-300x240Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të mbledhë sot për herë të parë në Vlorë, në qytetin ku edhe u zgjodh deputet, kabinetin e ri qeveritar.

Rama njoftoi përmes profilit të tij në Twitter, për mbledhjen e qeverisë së re në Vlorë. Sipas tij, do të jetë një takim dy ditor i kabinetit të ri qeveritar.

Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparencë- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›