Berisha-Thaci: Jo pretendime territoriale Rozeta Rapushi
Dy kryeministrat, ai shqiptar Sali Berisha dhe i Kosoves, Hashim Thaci, bene te qarte dje se shqiptaret nuk kane pretendime territoriale. Gjate konferences te perbashket per shtyp te zhvilluar ne kryeministri, si Berisha dhe Thaci, rrezuan zerat per retorika nacionaliste, duke theksuar se jane ne respektim te kufijve te Ballkanit Perendimor dhe ne teresi. “Se pari, interesi kombetar ka qene, eshte dhe do te mbetet interesi suprem i cdo njeriu te qyteteruar. Se dyti, Shqiperia nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do te kete pretendime territoriale. Shqiperia ka qene e angazhuar, ne interesin me te mire te kombit shqiptar, ne ruajtjen, respektimin e kufijve ekzistues ne Ballkanin Perendimor dhe ne Ballkan ne teresi”, - theksoi kreu i qeverise. Sipas tij, Shqiperia, bazuar ne te gjithe te drejten nderkombetare, konventat qe ajo ka firmosur, si dhe Kushtetuten e vendit, do te qendroje e palekundur ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te shqiptareve, aty ku ata ndodhen, te cilat perbejne njekohesisht vlera te sigurta euroatlantike. “Te gjitha perpjekjet per te intimiduar shqiptaret, per te bere presion mbi ta, per te frikesuar e trembur ata, jane te destinuara te deshtojne. Nuk ekziston ne doktrinat kombetare te shqiptareve, te shkruara mbi 120 vjet me pare e ne vazhdim, asnje projekt, asnje program, asnje dokument, qe te parashikoje eksterminimin, gjenocidin, shfarosjen e kombeve te tjera. Ky eshte nje nacionalizem i bazuar ne vlera qytetare”, - sqaroi kryeministri Berisha. Po keshtu, edhe kreu i qeverise se Kosoves, Thaci theksoi se e ardhmja e dy vendeve eshte ne Evrope. “Ndersa, per sa u perket disa opinioneve qe paraqiten aty ketu, nga ndonje burokrat, kudo qe paraqiten, deshiroj te theksoj se kur Kryeministri Berisha filloi autostraden e Kombit, disa thane se eshte nacionalist, kur ne e filluam ate nga Prishtina, thane eshte nacionalizem. Nese dikush i sheh si nacionalizem autostradat tona, gabohen. E ardhmja jone evropiane eshte me autostrada evropiane dhe duhet ta harrojne ata qe mendojne se aty ku jetojne shqiptaret duhet te kete vetem shtigje, pasi do te kete vetem vlera evropiane te nje shteti modern”,- u shpreh Thaci.
Dialogu Kosove-Serbi, alternativa e vetme
Dialogu mes Kosoves dhe Serbise, eshte e vetmja alternative e problemeve ende te hapura qe kane mbetur midis dy shteteve. Keshtu u shpreh dje kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Duke vleresuar mbeshtetjen e Bashkimit Evropian ne kete dialog, Thaci tha se Baronesha Ashton po udheheq ne menyre brilante marreveshjen, ndersa BE eshte unik ne mbeshtetje te normalizimit te marredhenieve, madje edhe 5 vendet qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. “Normalizimi i marredhenieve Kosove-Serbi do te pershpejtoje njohjen nga ana e ketyre 5 vendeve. Ky angazhim i yni ka mbeshtetjen e drejtperdrejte dhe te fuqishme te SHBA-ve”, - siguroi Thaci. Nje konfirmim ky qe sipas kryeministrit te Kosoves, ndodhi dite me pare ne nje telefonate me zv/sekretarin amerikan Burns dhe me mesazhin e derguar nga Sekretari i ri John Kerry per mbeshtetjen e plote dhe konsolidimin e shtetit te Kosoves dhe ndertimin e fqinjesise se mire mes Kosoves dhe Serbise dhe natyrisht me fqinjet. Edhe kryeministri Sali Berisha u shpreh optimist se ajo qe do te arrihet ne Bruksel, do te mund te behet e prekshme nga qytetaret e te dy vendeve. “Per shembull, po marrim kontrollin e integruar te kufijve. Eshte vendosur kalueshmeria ne 6 pikat kufitare mes dy vendeve, eshte vendosur njohja e targave, pra perben kjo nje normalitet te madh ne drejtim te levizjes. Une gjykoj se ceshtjet per te cilat eshte rene dakord, jane ceshtje shume te rendesishme dhe jane interesi me i mire i funksionimit te shtetit ligjor ne Kosove”, - komentoi Berisha.
Vizat, Berisha qarteson qendrimin per Kosoven
Kryeministri Sali Berisha, sqaroi dje qendrimin e tij ne lidhje me dhenien e shtetesise shqiptare. “Lidhur me vizat, dua te bej nje qartesim. Per qytetaret e Kosoves qendrimi im qe ne deklaraten e pare ka qene dhe eshte, kjo do te zgjidhet me nje marreveshje te negociuar me qeverine e Kosoves ne nje kohe te pershtatshme. Aktualisht konsolidimi i pavaresise se Kosoves eshte interesi kombetar i shqiptareve dhe nuk mund te mendohet qe te behet nje by-pass qe ketej te negociohet me Brukselin per vizat dhe ketej te them –“Hajde se do t’ua zgjidh une”. Kjo nuk mund te ndodhe”, - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij, ky eshte nje proces, ne te cilin qeveria e Kosoves eshte e angazhuar ne menyren me serioze, eshte nje proces certifikimi, ne te cilin paraqitet nje liste prej 120 kerkesash dhe duhet te plotesohen. “Deshira ime eshte dhe duhet t’u bejme thirrje qe t’ua akordojme sa me shpejt levizjen e lire, por hapat te cilat nderhyjne ne nje proces, keto nuk mund te ndodhin nga Shqiperia”, - theksoi Berisha. Ai shprehu gjithashtu bindjen se Kosova eshte ne rruge te sigurt per te ardhmen evropiane dhe se qytetaret e Kosoves meritojne liberalizimin e vizave.
Mesazhet e takimit: Paqe, stabilitet dhe bashkepunim
I pyetur per incidentet e fundit ne Presheve, si dhe heqjen e lapidarit, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha dje se sot po ndodh ai dialog i kerkuar para nje muaji per kete ceshtje. “Prandaj mesazhet tona te paqes, stabilitetit, bashkepunimit, duhet te respektohen, sepse orientimi yne eshte qe te kemi nje perspektive te sigurt, te gjithanshme, me te gjithe te tjeret. Por, nese une si Kryeminister i Kosoves duhet te ulem me ata qe deri dje na kane vrare dhe kane ushtruar gjenocide ne Kosove, ndaj familjareve tane, ndaj qytetareve tane, shokeve, miqve, te ulem me Kryeministrin Dacic, qe nuk eshte nje takim i vullnetshem dhe i lezetshem, sic mund te mendoje dikush, por eshte jashtezakonisht i rende per mua personalisht, por edhe per popullin tim, atehere edhe autoritetet e Beogradit duhet te ulen me perfaqesuesit legjitime te zgjedhur ne Presheve, Medvegje e Bujanovc, ne menyre qe te zgjidhen e tejkalohen ato probleme”, - tha ai.