E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Rama, shmangie nga detyrimi per t’u pergjigjur

Ka ngjallur reagime te njepasnjeshme deklarata e se enjtes e kryesocialistit Rama ne “Opinion” gjate intervistes me gazetarin Blendi Fevziu ne Tv Klan. Rama tha se zedhenesja e PD-se Vorpsi i kishte shprehur personalisht konsiderata te larta pak kohe me pare, duke shtuar se akuzat nga foltorja e PD-se jane thjeshte nje rol qe Laura duhet te luaje. Reagimi i pare ka ardhur dje nga deputetja e PD, Rajmonda Bulku. “Edi Rama permendi 437 here emrin e Laura Vorpsit qe te mos iu pergjigjej shqetesimeve reale te qytetareve”, - evidentoi Bulku gjate nje prononcimi per mediat.

I menjehershem dhe ironik, ka qene reagimi ne Twitter i Rames, per te cilen tha se i kujtonte filmin "Nusja dhe Shtetrrethimi", produksion ku Bulku ka marre pjese ne karrieren e saj si aktore. Ne postimin Rama u lut qe simpatizantet e tij te mos ia vinin re deputetes, pasi, sic shkruante ai, karriera ne PD do te thote nje nuserim i sforcuar ne TV.

Nderkohe, vete protagonistja e debatit, Laura Vorpsi, eshte shprehur e gatshme qe te ballafaqohet publikisht me Ramen per te pergenjeshtruar deklaratat e tij.

Pyetjet qe presin pergjigjet e Rames

Nga Rajmonda Bulku

Dje, kryetari i Partise Socialiste beri per here te pare xheloz edhe vete Nastradinin, kur ne emisionin Opinion, ne me shume se gjysmen e kohes u mor me zedhenesen 26 –vjecare te Partise Demokratike, Laura Vorpsin.

Madje, sipas analizes leksikore te emisionit, Rama perdori 141 here emrin e Sali Berishes dhe 437 here emrin e Laura Vorpsit.

Pse ti zoti Rama zure me goje me qindra here emrin e Laura Vorpsit ne vend qe t’u pergjigjeshe shqetesimeve te qytetareve shqiptare?

Pse ti Zoti Rama nuk shpjegove dot se perse i ngre taksat per njerezit qe krijojne vende te reja pune, por ne vend te kesaj u more serish me Laura Vorpsin?

Pse ti zoti Rama nuk shpjegon dot se si do t’i punesosh 1 milione te papunet e tu imagjinare, por merresh me Laura Vorpsin?

Pse nuk shpjegon dot se si do t’i trajnosh 73 mije grate, per cfare do t’i trajnosh, cilet do te jene trajneret, sa do te shpenzosh, por ne vend te kesaj serish merresh me Laura Vorpsin?

Si ka mundesi qe, pas 1 dekade ne politike, vazhdon beson se me sulme nastradinesh ndaj zedhenesve te PD –se mund te fshehesh mungesen e nje programi, qe e nise ne vitin 2005 dhe nuk e ke mbaruar akoma?

Teksa eshte e qarte tashme per te gjithe shqiptaret, qe ti nuk u pergjigjesh dot pyetjeve te tilla, ti je i paafte t’u pergjigjesh edhe pyetjeve te lehta te zedheneses se PD –se, se perse ia dhe lejen e pallatit bashkeshortes sate ne kundershtim me ligjin? Perse nuk i ben publike faturat 1 milion dollareshe te ndertimit te pallatit.

Perse nuk tregon si e bleve token per ndertimin e viles luksoze ne periferi te Tiranes?

I paafte t’u shpjegosh burrave shqiptare sesi do t’i punesosh 250 mije grate e tyre, ti e pate me te lehte ta zhvendosesh tyten e pushkes nga Kryeministri Sali Berisha tek zonjusha Laura Vorpsi.

Kete zhvendosje shenjestre, nga burrat tek grate, ti zoti Rama e ke bere ne prag te cdo fushate zgjedhore.

Te njejten zhvendosje shenjestre ti e bere edhe ne zgjedhjet lokale te vitit 2003, kur, i paafte te perballeshe me programe me kandidatin e Partise Demokratike Spartak Ngjela, u more me Palomen e Fiks Fare, e cila gjithashtu te bente pyetje te lehta, qe ti, ashtu si edhe sot, ishe i paafte t’u pergjigjeshe.

I njohur per mungesen e dashurise ndaj grave dhe i pervuajtur nga mungesa e adhurimit te tyre, ti ke vertetuar se ndjehesh mire vetem mes 99 –shave dhe Mjaft –usheve te tu, qe te ndryshuan jo vetem ngjyren e kollares, nga te kuqe ne manushaqe, por dhe muret e Selise se Partise Socialiste, madje edhe ato te viles luksoze qe po nderton ne Dajt.

Partia Demokratike nuk do te kerkoje nga deputetet dhe zedhenesit e saj, te mos e pershendesin z. Rama, por pavaresisht nga kjo, ata, ne sherbim te transparences se publikut, do te vazhdojne t’i bejne pyetje Edi Rames, ne lidhje me pasurine e tij per pallatin e bashkeshortes, faturat e ndertimit te “pallatit ne paje” dhe cmimin e tokes se viles ne Dajt, edhe pse e dine shume mire se edhe ne te ardhmen do te jene shenjester e pushkes se ketij Nastradini, qe me 23 qershor do ta ktheje ate jo vetem drejt vetvetes, por edhe kunder gjithe Partise Socialiste.

Berisha flet me humor: Do e vendos me Lauren

Kryeministri Sali Berisha e percolli me humor gatishmerine e Edi Rames per debat parazgjedhor dhe deklaraten e tij se ne fillim te janarit Laura Vorpsi i kishte shprehur kryesocialistit konsideraten me te larte. Fillimisht Rama duhet te zgjedhe se me ke e do debatin: me mua apo me Lauren, - tha kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›