E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Ne 4 vitet e ardhshme, vendin do ta qeverise PD

Deputeti Arben Imami shprehu sigurine dje nga Elbasani, se zgjedhjet e ardhshme do te fitohen nga PD dhe theksoi se permiresimi i vendit do te kryhet gjate kater viteve te ardhshme, nga qeveria e PD dhe kryeministrit aktual, Sali Berisha. Kryetari i Grupit te Punes se Partise Demokratike per rrethin e Elbasanit, Arben Imami, i beri keto deklarata ndersa peruroi dje fillimin e punimeve per rikonstruksionin e rruges Grekan – Deshiran – Vlashuk, fshatra te ketij rrethi. Imami u ndal ne procesin e afert zgjedhor dhe u shpreh: “Ajo c’ka dua te them eshte qe ne mandatin tjeter me Partine Demokratike, me qeverine e Partise Demokratike dhe me Kryeministrin Berisha ne do te vazhdojme ta ndryshojme Shqiperine si ketu ne Grekan. Te ecim perpara per nje Shqiperi moderne, per nje Shqiperi te zhvilluar, per nje Shqiperi te punes, per nje Shqiperi evropiane”.

Perurimi

Ministri i Mbrojtjes, ne cilesine e deputetit te qarkut, Elbasan, i shoqeruar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Benet Beci, z. Ardian Turku, Nenkryetar i Kuvendit si dhe kryetari i komunes Grekan peruruan fillimin e punimeve. Kjo rruge se shpejti do te lidhe me nje rruge te asfaltuar te parametrave bashkekohore, 15 mije banore te komunave Grekan, Kajan dhe Kozare. Ne perurimin e fillimeve te punimeve Imami evidentoi se “ajo qe kemi bere e qe po bejme ne keto 8 vjet eshte te rrisim mundesite per pune, te rrisim pasurite tona, ti bejme te vlefshme sepse nje toke qe eshte jashte rruges eshte me me pak vlere. Pra kjo rruge eshte nje pasuri e madhe per kete zone, pasuri e cila do te mund te perdoret duke investuar ne pune dhe bujqesi”. Duke u ndalur tek investimi qe po behet ne kete rruge te Grekanit, Imami tha se nuk eshte vetem i Dumrese, pasi Dumreja eshte e lidhur me Peqinin. Po keshtu Dumreja po lidhet me Lushnjen, me Beratin, me Gostimen. Ne kete menyre e gjithe zona e Dumrese do te jete e pershkueshme ne te gjitha drejtimet, cka do t’i ofroje prodhimeve nje treg me te afert.

Rruga e re

Rruga me nje gjatesi 13.5 km eshte nje investim i Fondit Shqiptar te Zhvillimit me financim te Qeverise Shqiptare dhe donatoreve te tjere. Gjendja e rruges ekzistuese ka qene tejet e amortizuar dhe kalohet me veshtiresi nga automjetet. Rruga eshte e ngushte dhe e paasfaltuar. Veprat e pakta te artit jane demtuar, duke u bere pengese serioze per qarkullimin normal te automjeteve. Ne te gjithe gjatesine e saj rruga eshte me shtresa argjile dhe cakull dhe i mungojne kanalizimet e ujerave, duke sjelle probleme permbytjeje gjate stines se shirave. Ne zonat e banuar mungojne trotuaret si dhe sinjalistika e cila eshte jashte parametrave teknike. Prej shume vitesh, ne kete aks rrugor nuk eshte kryer asnje investim. Edhe pse nje zone me potenciale te zhvillimit bujqesor dhe blegtoral fermeret e kesaj zone e kane pasur mjaft te veshtire transportimin e prodhimeve te tyre ne tregjet e qyteteve te medha, si Lushnje, Elbasan apo Berat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›