E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Toke per shkolla, me nje euro ose falas per ndertuesit Eva Gjura

Brenda nje harku shume te shkurter kohor, qeveria do te miratoje ligjin “toke per shkolle”, ku do te jape toke me nje euro ose falas, per te gjithe ata qe duan te ndertojne Kampuse apo shkolla. Kjo nisme eshte bere e ditur dje nga kryeministri Berisha, gjate inaugurimit te fazes se pare te kampusit te ri te Universitetit Amerikan te Tiranes. Duke theksuar se arsimi ka qene dhe mbetet prioriteti i qeverise, Berisha eshte shprehur se per te pasur nje arsim te zhvilluar, duhet te kete vemendjen e nevojshme financiare nga qeveria. Kryeministri ka theksuar faktin se, keto vite kane qene vite ne te cilat sistemi i edukimit te vendit, ka qene ne epiqender te reformave te medha dhe se sistemi i edukimit te vendit do te mbetet per sa kohe do te qeverise kjo parti, ky koalicion, ose per sa kohe shqiptaret te na votojne, do te mbetet ne epiqender. Gjithashtu, Berisha ka deklaruar se qeveria mbeshtet fuqishem reformat ne arsim. “Ne mbeshtesim fuqishem reformat ne arsim. Ne arsimin parauniversitar, duke vendosur mesuesine ne epiqender, si ne asnje sektor tjeter, kemi rritur rrogat me 120 deri ne 150 % sipas kategorive. Pak vite me pare, ne teresi logjistika e arsimit, ishte e rrenuar, ndersa sot jane ndertuar dhe rindertuar 1300 shkolla. Dhe do te ndertohen dhe rindertohen qe te gjitha. Femijet shqiptare do te ulen ne banka dhe shkolla te njejta me ato te bashkemoshatareve te tyre ne vendet e zhvilluara”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverise ka nenvizuar faktin se gjate ketyre viteve nje ndryshim te madh ka pesuar arsimi i larte ne Shqiperi. “Ne permbysem nje koncept te trasheguar nga koherat, koncept i cili la Shqiperine me numrin me te ulet, me perqindjen me te ulet ne Evrope dhe ne tere boten perendimore te te graduarve ne universitete. Ne rast se ne kishim gjithsej 3.4 % te popullates me diploma universitare, vendet e tjera kete perqindje e kishin afersisht 24 - 25, Shtetet e Bashkuara e kishin 52 %”, tha Berisha. Me reformat e ndermarra nga qeveria, Berisha tha se u hapen dyert e universiteteve per te gjithe te rinjte duke iu dhene mundesine ketyre te rinjve te provojne veten e tyre ne kthimin ne realitet te endrres universitare. “Vetem ne arsimin privat, ne vitin 2005 ka pasur 900 studente, ndersa sot jane 32 mije studente. Sot jane me shume ne sektorin privat sec kishte sektori publik ne vitin 2001. Nga 52 mije studente qe ishin ne vitin 2005 ne rang vendi, sot kemi 162 mije. Stafi i pedagogeve, nga 4100 qe ishin ne vitin 2005, sot kemi mbi 10 mije”, u shpreh kryeministri, i cili theksoi se ne mandatin e ardhshem nje vemendje te vecante do t’i kushtohet permiresimit te cilesise. Gjithashtu, kryeministri ka bere te ditur se qeveria eshte e vendosur te beje gjithcka per konsolidimin e arsimit publik, duke e mbajtur arsimin parauniversitar falas. Gjithashtu, Berisha u shpreh se qeveria eshte e vendosur te mbeshtese fuqishem dhe pa asnje hezitim, arsimin privat, i cili ka nje fillim te mire, pasi ne nje hark te shkurte kohor, arsimi privat ne Shqiperi mbulon 20 % te arsimit te larte dhe kjo eshte nje arritje e madhe.

Arsimi

Vetem ne arsimin privat, ne vitin 2005 ka pasur 900 studente, ndersa sot jane 32 mije studente. Sot jane me shume ne sektorin privat sec kishte sektori publik ne vitin 2001. Nga 52 mije studente qe ishin ne vitin 2005 ne rang vendi, sot kemi 162 mije. Stafi i pedagogeve, nga 4100 qe ishin ne vitin 2005, sot kemi mbi 10 mije

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›