HEC-et, PS kunder. Berisha: Ju intereson vetem karrigia e Rames Rozeta Rapushi
Projektvendimet per privatizimin e kater HEC-eve, Bistrica 1 dhe 2, Ulez dhe Shkopet, shkaktuan debate dhe replika te ashpra ne seancen e djeshme plenare. Ndonese u votuan me 73 vota pro dhe 61 kunder, deputetet socialiste kerkuan llogari se pse nuk eshte dhene asnje shpjegim per privatizimin e HEC-eve, pse ato jepen nen cmim dhe pse ofertuesi nuk ka asnje pervoje ne fushen e energjetikes. Nderkohe qe kryeministri, e cilesoi zhvillim te vendit. Ne replike me kryeministrin Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, tha se PS eshte pro privatizimit, por kur ai eshte kushtetues, ligjor, transparent dhe kur nuk vjen era korrupsion. “PS eshte pro privatizimit, kur eshte ne sherbim te qytetareve shqiptare. Por ti, duhej te jepje llogari pse deshtove me privatizimin e pare strategjik qe eshte shperndarja e energjise elektrike. Ti duhej te jepje llogari ketu ne parlament, pse deshtove ne privatizimin e dyte, ate te ARMO-s. Ti duhet te jepje llogari, pse deshtove ne privatizimin e trete strategjik, qe eshte Albpetrol”, - akuzoi Ruci. Sipas tij, qeveria turke jo me larg se vjet e shiti nje megavat 2.4 milione euro, kurse kompania turke e blen tek qeveria shqiptare 1.4 milione euro dhe ndaj qeveria duhet te jape llogari. “Duhet t’i japesh shpjegime opozites shqiptare qe eshte zedhenese e Kushtetutes, ligjit, transparences dhe interesave kombetare dhe ekonomike te qytetareve shqiptare. E jo te beni demagogji me gjysher e lista”, - vijoi Ruci. Por sipas kryeministrit Sali Berisha, opozita genjen ne akuzat dhe konstatimet e saj. Ai sqaroi se qeveria privatizon sepse energjine mund ta bleje, por rruget e shtruara nuk i blen dot, shkollat e reja nuk i importon dot. “Me mire te angazhoheni per problemet e qytetarit, sesa per karrigen e kryetarit. Perse ju nuk beni pjese e ketyre zhvillimeve, por u ka mbetur mendja tek karrigia e kryetarit? Zoterinj, ju do te kendoni ate kenge edhe 15 vjet te tjera, ju garantoj. Une e them kete se ne kater anet e Shqiperise punohet dhe punesohen njerez. Perse ju mbani nje qendrim refraktar, ziliqar ndaj nje politike, e cila do te shnderroje Shqiperine ne nje superfuqi te vogel rajonale energjetike? Ka nje qendrim ketu, per tu dashur apo per tu peshtyre ky vend”, - u shpreh Berisha. Ai akuzoi opoziten, se e ka humbur lidhjen me parlamentin. “Kur e nisi ai me Kukesin, Kurbanin, ju tjeret nuk ju ka asgje. Pra, me alergjine tuaj ndaj privatizimeve, me alergjine tuaj ndaj tregut, nje nga nje do te perfundoni roje dhe kuratore ne Muzeun e Enver Hoxhes ne Gjirokaster, po ju pranoi Flamuri”, - theksoi Berisha. Por pavaresisht nderhyrjes se kryeministrit, ne emer te grupit socialist, deputetja Mimi Kodheli tha se privatizimi i 4 HEC-ve nuk do sjelle shtim te energjise se prodhuar dhe se kompania turke po i blen keto hidrocentrale me 2 here me pak se sa cmimi ne vendin e saj duke theksuar se privatizimi ne kete forme eshte plackitje.